Partia “Zgjidhja”: Dyshime për aferën e skandalit të Rinasit

448
Partia “Zgjidhja”, e drejtuar nga Koço Kokëdhima, hedh dyshime mbi marrëveshjen për shtyrjen e koncesionit për aeroportin e vetëm të Shqipërisë, Rinas, dy vite më parë. Në një postim në faqen e partisë “Zgjidhja”, thuhet se kryeministri flet për aeroporte të tjerë, por ka harruar Rinasin, edhe pse shqiptarët vazhdojnë të paguajmë biletat më të shtrenjta të avionit në rajon dhe në Evropë, ndërsa koncesionari shtoi fitimet dhe se shtyrja e afatit të koncesionit të Rinasit u bë pa asnjë përfitim real për Shqipërinë. “Dy vjet më parë qeveria u mburr me të madhe se arriti që të shtynte me dy vjet marrëveshjen me koncesionarin e Aeroportit të Rinasit (TIA), në këmbim të fillimit të operimit të Aeroportit të Kukësit. Ku jemi sot? Kukësi është harruar, ndërsa kryeministri, me atlete të bardha dhe këpucë të kuqe, po përpiqet që ta shmangë vëmendjen, duke broçkollitur për aeroporte të tjera. Ne vazhdojmë të paguajmë biletat më të shtrenjta të avionit në rajon dhe në Evropë, ndërsa koncesionari i Rinasit arkëtoi fitimin prej 2.3 miliardë lekësh në vitin 2016. Koncesioni i Aeroportit të Rinasit, nga tetori i vitit të kaluar, është në duar e një kompanie guaskë “Real Fortress Private Limited” me zyra në Shenton Way-Singapor. Koncensionari është një kompani offshore me një aksioner të vetëm. Shtyrja e afatit të koncesionit të Rinasit u bë pa asnjë përfitim real për Shqipërinë. Qeveria e tutkunëve bën vetëm humbje për qytetarët e këtij vendi”, thuhet në deklaratë.
Sigal