Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare

383
Sigal

Gazeta Telegraf/

 

Mbledhja e parashikuar për t’u mbajtur në
orën 11:00, do të nisë me fjalën e kreut të PS, Edi Rama.

Zbardhet  axhenda e punimeve të
Asamblesë, e cila do të vijojë me pas me diskutimin dhe miratimin e projekt
rregulloreve në zbatimin të Statutit të PS.

Në disa pika të diskutimit parashikohet
manuali i organizimit elektoral dhe Kodi i Etikës së kësaj partie. Asambleja e
së shtunës mund të sjellë dhe një riorganizim tërësor të të deleguarve në
shtabet politike të PS-së në qarqe.

AXHENDA:


Ditën e shtunë , datë 01 Tetor 2016, ora 11:00 në ambientet e lokal “Xibrakut”
në Tiranë, zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS me këtë rend dite:

1. Fjala e Kryetarit të Partisë, Edi Rama.

2. Diskutimi dhe miratimi i projekt rregulloreve në zbatimin të Statutit të
partisë:

a. Rregullore: Mbi organizimin e funksionimin e Asamblesë Kombëtare të PS.

b. Rregullore: Sekretariati Ekzekutiv i Partisë Socialiste.

c. Rregullore: Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës.

d. Rregullore: Kryefinancieri, financierët dhe Këshilli i Mbikëqyrjes
Financiare.

e. Rregullore: Për votëbesimin në parti.

f. Rregullore: Dokumentacioni në parti dhe administrimi i tij.

g. Manuali i organizimit elektorat të PS

h. Kodi i zgjedhjeve në parti.

i. Kodi i etikës në parti.

j. Vendim: Për kuotizimin e anëtarësisë së partisë për vitin 2016.



SEKRETARI
I PERGJITHSHEM I PARTISE

Gramoz Ruçi