Partia e Unitetit Kombëtar të Shqipërisë me Kryetar, Av. Idajet Beqirin prezantoi kandidatët për zgjedhjet e 23 Qershorit

179

Partia e Unitetit Kombëtar të Shqipërisë, si pjesë përbërëse e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, hapi  dje zyrtarisht fushatën elektorale dhe prezantoi kandidatët për deputet të këtij subjekti elektoral për zgjedhjet e 23 Qershorit 2013. Në këtë Kuvend të PUKmorën pjesë anëtarët e Këshillit Kombëtar të kësaj Partie,  kandidatët për deputet tëPUK, drejtuesit e degëve të rretheve, të zgjedhurit ePUKnë pushtetin vendor si dhe drejtuesit kryesor të 16 partive politike pjesëtare të koalicionit të majtë, Kryetari i Komitetit Kombëtar të LANÇ, Rustem Peçi, kryetari i Shoqatës së ish-Ushtarakëve në rezervë dhe në lirim Medi Pogaçe etj.. Kryetari iPUK, Av. Idajet Beqiri paraqiti një program dhe disa arsye të rëndësishme se përse shqiptarët duhet ta votojnë këtë Parti dhe kandidatët e saj në 23 Qershor 2013. Ai paraqiti edhe listën e kandidatëve për deputet të kësaj Partie në të gjitha qarqet e vendit. Listën e Qarkut të Tiranës e prinë kryetari i kësaj Partie Av.Idajet Beqiri, në Qarkun e Vlorës i pari në listë është Jani Gjoça, në Qarkun e Korçës intelektualja Teuta Shehu (Sulstarova), Qarku i Dibrës, Lule Kola, Qarku i Gjirokastrës, Eduard        Mullaraj, në Qarkun e Elbasanit intelektualja Naxhije Beqiri (Dervishi), në Qarkun e Fierit inxhinieri Kujtim Shehu, në Qarkun e Beratit  Kamela Arapi, në Qarkun e Durrësit Nazmi Çangu, në Qarkun e Shkodrës Servete Osmani, në Qarkun e Kukësit avokati Erenik Gjonaj, në Qarkun e Lezhës Paulin Hoj.  Kryetari iPUK-ut,  zoti Beqiri, ndër të tjera, tha se: “Partia e Unitetit Kombëtar synon të bëhet Parti Parlamentare. Në Fletën e Votimit për zgjedhjet e 23 Qershorit 2013,PUKka numrin e artë “8”. Treni “EXPRESS” i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” ka  36 vagonë.PUK-u është “Vagoni” Nr.8. E mira e Shqipërisë, e mira e Bashkimit Kombëtar, e mira e atdhetarisë, e mira e formimit të shtetit të vërtetë ligjor pro Perëndimor, krijimi i një politike të pastër më moral dhe me integritet, sundimi i ligjit dhe shenjtëria e drejtësisë për popullin në fushën, lufta për ndërtimin e institucioneve të pavarura, vendosja në krye të shtetit dhe të të gjitha institucioneve të këtij shteti të njerëzve të shquar me kulturë dhe intelekt, me integritet profesional dhe me moral, mënjanimi nga pjesët përbërëse të shtetit dhe të institucioneve tona të njerëzve të dyshimtë, spiunëve të shitur te vendet që kanë synime grabitqare ndaj popullit dhe trojeve tona etnike, tradhtarë, të korruptuar dhe mediokër, kërkon që në Kuvendin e Shqipërisë të jetë e pranishme edhe Partia e Unitetit Kombëtar”.