Partia Demokratike përshëndet arritjen e marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re në Maqedoni

483
Përveç stabilitetit politik në Maqedoni, marrëveshja të cilën faktori i bashkuar shqiptar ia doli ta përcaktojë si kusht për krijimin e qeverisë së re, është një sukses në realizimin e interesave të shqiptarëve në Maqedoni. Kryelajmi është se si produkt i këtij angazhimi të përbashkët shqiptar, gjuha shqipe, do të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni. Progresi në përfaqësimin e shqiptarëve në pozicione kyçe të qeverisë së re është një garanci se kjo platformë do te zbatohet. Prania shqiptare përcaktuese në qeverine e re të Maqedonisë është një garanci për procesin e qendrueshem të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.
Partia Demokratike i uron suksese qeverise së re në Maqedoni dhe premton se nesër në qeverisje të vendit do të jetë një partnere serioze për të realizuar projektin madhor të integrimit euroatlantik të rajonit tonë si një rrugë e sigurtë e forcimit të paqes e stabilitetit në të.
Sigal