Partia Agrare Ambientaliste takim me ekspertë të hidroteknikës dhe bujqësisë për përmbytjet

369
Sigal

Partia Agrare Ambientaliste zhvilloi tryezën me ekspertë të
hidroteknikës dhe bujqësisë në lidhje me përmbytjet dhe erozionin në vendin
tonë. Në këtë tryezë ekspertët ngritën një sërë problemesh. Ku më thelbësoret
sipas tyre veç mungesës së investimeve, është edhe përjashtimi i ekspertëve në
këtë fushë.

Të pranishmit në tryezë u shprehen
se në 25 vjet jo vetëm që nuk është bërë asgjë, por qeveritë njëra pas tjetrës
janë treguar armik i territorit duke e përmbytur herë nga mungesa e
investimeve, herë nga vjedhja e fondeve e herë nga bërja e punëve shkencore nga
njerëz që nuk kanë lidhje fare me këtë fushë.

Kreu i PAA, Agron Duka gjatë fjalës
së tij u ndal tek shqetësimi i vetë ekspertëve, i mungesës së ekpsertizave të
sakta për këto çështje. Ai tha se nëse në pushtetin qëndror gjen në ndonjë
Ministri ndonjë ekspert të pa hequr nga puna pavarësisht ndryshimit të
qeverive, në pushtetin vendor nuk ka shanse të ndodhë as kjo.

Sipas kreut të PAA në drejtoritë
përkatëse të pushtetit vendor vetëm ekspertë nuk të mirëfilltë nuk gjen, shtoi
kësaj edhe faktin që tani me ndarjen e re administrative faji hidhet sa nga
pushteti lokal në atë qëndror dhe anasjelltas.

Në fjalën e tij kryetari i PAA tha
se nuk duhen besuar shumë premtimet e kryeministrit pasi ai nuk është se e ka
dashur ndonjëherë fshatin pavarësisht se e kemi parë shpesh që këto shkon atje,
normal dihet edhe synimi. Sipas Dukës duhet të bërë presion ndaj qeverisë
cilado të jetë ajo, por të bësh presion duhet të kesh edhe vota ndaj mbështetja
që kërkohet nga të gjitha palët e interesit është reciproke.