Parlamenti nis punimet, pozitë-opozitë debate dhe kërkesa për reformën zgjedhore

387
Sigal

Fjala e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta në hapjen e sesionit të fundit parlamentar, të Legjislaturës VIII

Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Bazuar në nenin 4, pika 1 të Kushtetutës dhe neni 41, pika 1 të Rregullores së Kuvendit e deklaroj të hapur sesionin e fundit të Legjislaturës së 8-të të Kuvendit të Shqipërisë. Me këtë rast ju uroj edhe një herë një vit të ri të mbarë dhe të suksesshëm. Viti 2016 u mbyll me një bilanc të pasur për Kuvendin e Shqipërisë. Miratimi i shtatë ligjeve prioritare të reformës në sistemit të drejtësisë, duke i hapur rrugë zbatimit të plotë të dispozitave të reja të Kushtetutës, të miratuara me konsensus këtu në Kuvendin tonë, me bashkëpunimin edhe me partnerëve tanë të BE dhe SHBA, është një nga arritjet më të rëndësishme gjatë sesionit të kaluar. Këmbëngulja dhe vullneti ynë për të miratuar gjithashtu ligjin e Vetting-ut me zhvillimin e sesionit të jashtëzakonshëm në 30 gusht, dhe tashmë zbatimi i plotë i këtij ligji dhe rigoroz, padyshim që është një tjetër arritje. Njëkohësisht, dua të theksoj rëndësinë e zbatimit të kësaj reforme edhe lidhur me ecurinë dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian pas rekomandimit pozitiv të marrë në fund të vitit të kaluar. Gjithashtu, Kuvendi ka diskutuar dhe miratuar një numër të madh ligjesh dhe marrëveshjesh ndërkombëtarë si edhe disa nisma deputetësh, të cilat kanë synuar përmirësimin në aspektet ekonomike dhe sociale edhe rritjen e standardit të jetesës për qytetarët tanë. Sesioni që filluam natyrisht që është shumë i rëndësishëm në mbylljen me sukses të angazhimeve dhe detyrimeve tona për të gjithë këtë legjislaturë. Angazhimi më i rëndësishëm natyrisht që mbetet përfundimi sa më i shpejtë i reformës zgjedhore dhe miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor për garantimin e zgjedhjeve të lira të ndershme dhe të pakontestueshme sipas raporteve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e fundit kombëtare dhe lokale. Kjo reformë është shumë e rëndësishme. Të garantojë paprekshmërinë e votës së zgjedhësve, shprehjen e vullnetit të drejtpërdrejtë e të lirë të tyre si edhe transparencën e plotë të financimit të partive dhe të fushatës zgjedhore. Njëkohësisht, dëshiroj të inkurajoj dhe të nxis më tej punën e komisionit të posaçëm për rezultate sa më të shpejta dhe konkrete në mënyrë që të miratojmë sa më parë dhe me konsensus ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Vazhdimi i punës edhe miratimin e plotë të 27 ligjeve të reformës në drejtësi dhe angazhimi serioz për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit mbetet padyshim një sfidë mjaft e rëndësishme për këtë sesion, jo vetëm si detyrim për procesin e integrimit evropian të vendit, por edhe si garanci e një vullneti të fortë politik për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare. Në kuadër të procesit të integrimit roli i Kuvendit është i pazëvendësueshëm, ai duhet të forcohet më tej në përmbushje të detyrimeve për çeljen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Prandaj besojmë se do të vijojnë angazhimet serioze për mbikëqyrjen dhe monitorimin e proceseve integruese dhe inkurajimin e çdo nisme mbështetëse në çdo drejtim. Rekomandimi i progres-raportit të BE-së për Shqipërinë për vitin 2016 sidomos ato për kriterin politik në tërësi dhe për Kuvendin në veçanti do të jenë në qendër të punës sonë në të ardhmen. Kuvendi duhet të angazhohet maksimalisht në mirëfunksionimin demokratik të organeve të tij. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me shoqërinë civile, botën akademike universitare dhe grupet e interesit për të bërë ligje më të mira, më transparente, me standarde më të larta dhe të dobishme për vendin duke rritur gjithëpërfshirjen. Sesioni që filluam natyrisht që është shumë i rëndësishëm në mbylljen me sukses të angazhimeve dhe detyrimeve tona për të gjithë këtë legjislaturë. Angazhimi më i rëndësishëm natyrisht që mbetet përfundimi sa më i shpejtë i reformës zgjedhore dhe miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor për garantimin e zgjedhjeve të lira të ndershme dhe të pakontestueshme sipas raporteve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e fundit kombëtare dhe lokale. Kjo reformë është shumë e rëndësishme. Të garantojë paprekshmërinë e votës së zgjedhësve, shprehjen e vullnetit të drejtpërdrejtë e të lirë të tyre si edhe transparencën e plotë të financimit të partive dhe të fushatës zgjedhore. Njëkohësisht, dëshiroj të inkurajoj dhe të nxis më tej punën e komisionit të posaçëm për rezultate sa më të shpejta dhe konkrete në mënyrë që të miratojmë sa më parë dhe me konsensus ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Vazhdimi i punës edhe miratimin e plotë të 27 ligjeve të reformës në drejtësi dhe angazhimi serioz për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit mbetet padyshim një sfidë mjaft e rëndësishme për këtë sesion, jo vetëm si detyrim për procesin e integrimit evropian të vendit, por edhe si garanci e një vullneti të fortë politik për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare. Në kuadër të procesit të integrimit roli i Kuvendit është i pazëvendësueshëm, ai duhet të forcohet më tej në përmbushje të detyrimeve për çeljen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Prandaj besojmë se do të vijojnë angazhimet serioze për mbikëqyrjen dhe monitorimin e proceseve integruese dhe inkurajimin e çdo nisme mbështetëse në çdo drejtim. Rekomandimi i progres-raportit të BE-së për Shqipërinë për vitin 2016 sidomos ato për kriterin politik në tërësi dhe për Kuvendin në veçanti do të jenë në qendër të punës sonë në të ardhmen. Kuvendi duhet të angazhohet maksimalisht në mirëfunksionimin demokratik të organeve të tij. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me shoqërinë civile, botën akademike universitare dhe grupet e interesit për të bërë ligje më të mira, më transparente, me standarde më të larta dhe të dobishme për vendin duke rritur gjithë përfshirjen. Gjatë sesionit të fundit të kësaj legjislature që po fillojmë sot duhet të nxisim cilësisht dhe në mënyrë konstruktive debatin politik, dialogun dhe bashkëpunimin midis mazhorancës dhe opozitës, duke kontribuuar maksimalisht në rritjen e standardeve të cilësisë së procesit legjislativ dhe efektivitetit të mbikëqyrjes parlamentare duke ndihmuar avancimin e procesit integrues në Bashkimin Evropian. Këto dhe angazhime të tjera gjithëpërfshirëse do të krijonin një klimë më të qetë dhe të përshtatshme për të zhvilluar edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare në përputhje me standardet dhe përvojat më të mira ndërkombëtare. Ju uroj të gjithëve sukses dhe punë të mbarë gjatë këtij sesioni.