Parlamenti mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

52
Në kulmin e fushatës elektorale, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme.
Seanca do të zhvillohet në datën 17 qershor, ditën e shtunë dhe është kërkuar nga 1 e 5 e deputetëve të Kuvendit.
Bëhet fjalë për zgjedhjen e anëtarit të 12 të Komisioneve të Vettingut, pasi deputetja demokrate Jorida Tabaku ka marrë lejen e lindjes dhe procesi është bllokuar.
Por gjatë së shtunës, ku do të zëvendësohet Tabaku, Parlamenti pritet të miratojë edhe listën përfundimtare me 27 anëtarët e Vettingut.