Parlamenti Europian, shuplakë për Tiranën zyrtare

478
Shefja e misionit vëzhgues së OSBE/ODHIR, Audrey Glover i njohu eurodeputetët e komisionit të punëve të jashtme të Parlamenttit Europian me konkluzionet e raportit përfundimtar mbi zgjedhjet vendore të 21 qershorit në Shqipëri. Por eurodeputeët folën edhe më shkoqur se OSBE. Eduard Kukan tha, se bazuar në raportin e OSBE/ODHIR, zgjedhjet lokale në Shqipëri nuk mund të cilësohen si të lira dhe të ndershme.
Eduard Kukan, eurodeputet: Ka patur shumë parregullsi në zgjedhjet lokale. Ka parregullsi politike ose tektnike. Në raportine OSBE-së e ka një gërshetim të të dyja lojeve të parregullsive, edhe politike, edhe teknike. Lidhur me tekniket, ka probleme me udhëzimet, afatet dhe administrimin e proçesit zgjedhor nga KQZ. Interpretimi i ligjit nga KQZ-ja dhe vendimet e saj jokonsinstente kanë shkaktuar gjithashtu probleme. Nga ana tjetër, parregullsitë politike kanë qenë të shumta, duke filluar me politizimin e institucioneve, që cënuan administrimine zgjedhjeve, përdorimin e fondeve publike për fushatën zgjedhore, akuzat për shitblerje votash, mungesa e tarnsprencës për financimin e politike dhe mungesa e paanshmërisë së mediave për zgjedhjet. Secila nga këto shoqërohet me shembuj të shumtë. Këto janë probleme shumë qerioze dhe duhet të merret një përgjegjësi e qartë politike për to. Bazuar në gjitha këto mua më është krijuar përshtypja, se këto zgjedhje nuk mund të cilësohen si të lira dhe të ndershme.
Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: Ka hapa pozitivë në zgjedhjet lokale, por ka një numër të madh parregullsish. Shitberlja e votës, presioni mbi votuesit, politizimi i administratës dhe fushatës, mungesa e transparencës së financimeve të partive politike, etj, të gjitha këto bëjnë pjesë te anët negative të raportit dhe këto duhet të ishin zbatuar me kohë. Por nuk kanë qenë zgjedhjet lokale ato që kanë tërhequr më shumë vëmendje në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian, por proçesi i dekriminalizimit. Proçesi i dekriminalizimit është shumë i rëndësishëm, pasi ai lidhet edhe me refomën e drejtësisë. Nëse nuk avancohet me proçesin e dekriminalizimit, do të jetë shumë e vështirë për të avancuar me reformat e tjera që i kërkohen Shqipërisë.
Romana Vlahutin: Përpara zgjedhjeve ne bëmë një fushatë të gjerë kundër blerjes së votës, votimit familjar. Një tjetër temë që kemi prekur ishte dekriminalizimi i politikës në Shqipëri. Kjo fatkeqësisht është një dukuri e përhapur dhe nuk është hera e parë dhe shpresoj që këtë vjeshtë do të kemi më në fund një legjislacion që do nënvizojë qartazi se kush mund të marrë pjesë në zgjedhje apo të kërkojë pozicione në jetën publike. Duhet t’i japim shumë rëndësi fuqizimit të qytetarit për pjesëmarrje active, kur bëhet fjalë për vëzhgimin e zgjedhjeve
Eduard Kukan: Dekriminalizimi i politikës në Shqipëri përbën një problem prej kohësh, dhe ky kjo qenë edhe arsyeja kryesore e krizës politike, por ka errësuar edhe zgjedhjet lokale. Ne prisnim, që kjo çështje të zgjidhej para zgjedhjeve. Ne kemi 9 muaj ë preim dhe, nuk kemi parë asnjë progres nga qeveria shqiptare për dekriminalizimin.. Ne po shohim përditë raste të deputetëve shqiptare me të shkuar kriminale, që mundohen të përfitojnë nga imuniteti që kanë. Lidhur me proçesin e dekriminalizimit, në intervistat e dhëna për mediat shqiptare pas seancës dëgjimore në Parlamentin Europian për Shqipërinë, Eduard Kukan ka deklaruar, se është tronditur nga rasti i deputetit Prenga, që ka qëlluar mbi qytetarë shqiptarë.
Sigal