Parlament/ Zëvendëson Eduard Halimin, betohet deputeti i PD Astrit Veliaj

569
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me betimin e deputetit të Partisë Demokratike Astrit Veliaj, i cili ka marrë mandatin e lënë nga Eduart Halimi. Veliaj do të ulet për herë të dytë si ligjvënës në parlament.
Ai mori mandatin pasi dy gra që ishin në listën e kandidatëve hoqën dorë për arsye personale.
Më pas, parlamenti ka vijuar sipas rendit të ditës me interpelancën e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, e kërkuar nga deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ka qenë deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, e cila ka thirrur në interpelanca Nikollën, në lidhje me problemet në arsimin e lartë.
Sigal