Parlament pa PD-në? Basha i përgjigjet Ramës: Thirri mendjes se të pret fundi i diktatorit

499
Kreu i PD-së, Lulzim Basha iu bashkua edhe sot çadrës së protestës, për të folur sërish kundër Republikës së Vjetër.
Duke i kthyer përgjigje kryeministrit Rama i cili ka deklaruar se parlamenti i ri do jetë më i mirë pa opozitën se nuk do ketë sherre, Basha ashpërsoi sërish gjuhën dhe i kujtoi kryeministrit një fund si prej diktatori.

Dje iu thoshte shqiptarëve do ketë më pak sherre parlamenti

“Vetëm Parlamenti i Republikës Popullore Socialiste të Shqiqërisë nuk kishte sherre, sepse dajaku, plumbi, internimi ishte në rend të ditës. Sa më pak sherr në parlament, aq më shumë njerëz të internuar. Sa më pak të flitet në parlament, aq më shumë shtypet e vidhet populli. Po ta marrim edhe me gjuhën e tij naive në kufijtë e idiotësisë po i them ta harrojë se do të ketë një parlament të emëruar nga droga e krimi, parlament monist. Nuk ke për ta pasur as një një orë. Thirri mendjes për ëndërrat diktatoriale që ke se përndryshe të vjen fundi i diktatorit”,- tha Basha.
Sigal