Paratë nuk fshihen, shumica e drejtuesve të administratës bëjnë pushime në …Majorkë

451
Sigal

Paratë nuk mund të fshihen, sado thellë që t’i groposësh nga frika se mos t’i gjejnë ata që ua ke vjedhë. Kjo thënie e popullit tonë, është më shumë konkrete, pikërsht tani, në këto ditë gushti, ku të gjithë nëpunësit e shtetit, drejtuesit e tyre, por edhe ministrat kanë marrë “arratinë”, për t’u freskuar nëpër plazhe.

Drejtuesit e shtetit në plazhet e Botës

Edhe pse Shqipëria ka (zyrtarisht) pagat e nëpunësve të shtetit, të drejtuesve të tyre më të ulta në Ballkan, ( me përjashtim të ndonjë administratori të kompanive shtetërore, që kanë rroga shumëfish me rrogën e Presidentit), ky fakt nuk i ka penguar drejtuesit e shtetit dhe të administratës publike, që në këto ditëgushti, të shkojnë me pushime verore në plazhet VIP të Europës dhe Amerikës Latine dhe në SHBA. Sikurse paraja që nuk mund ta fshehësh dot, kur e ke përvetësuar, sepse kërkon me doemos, që ta shpenzosh, edhe pushimet e drejtuesve të shtetit tonë, nuk mund të fshihen. Jo, se SHISH ka marrë pajisjet e spiunazhit dhe përgjon në mënyrë elektronike dhe satelitore vendndodhjen e kujdo, por janë vetë këta drejtuesë të shtetit, që publikojnë me mburrje dhe krenari, në rrjetet e tyre sociale, vendet VIP të plazhit që frekuentojnë këto ditë. Dhe, që askush të mos dyshojë se ndokush bën ndonjë fotomontazh dashakeqës, vetë drejtuesit e shtetit dhe të administratës publike dhe të administratës publike na kërkojnë edhe “këshillën” se në çfarë destinacioni mund të kalojnë ditën e nesërme dhe të pasnesërme për të thuer sadopak monotoninë e pushimeve të tyre VIP, ngaqë janë velur dhe mërzitur nga të qëndruarit në një plazh VIP, sado ekzotik të jetë.

Pija e verës u kushton turistëve-nëpunës të shtetit, sa një rrogë mujore

Plazhet ekzotike të VIP kanë edhe të rëndë çmimet e shërbimeve të tyre, aq sa vetëm një shishe verë mund të kushtojë më shumë se një rrogë mujore, mirëpo kjo nuk është problem për portofolet e shumicës të drejtuesve të administratës tonë. Pyetja që mund të bëjmë është: Si ua mban portofoli drejtuesve të adminsitratës dhe shtetit tonë që të bëjnë pushimet e gushtit nëpër plazhet e Majorkës, Mikonos, Sandorinit, Rio De Zhanerios, apo Floridës? Me kursimet e rrogës mujore? Vështirë, derisa edhe shuma vjetore e rrogës së tyre nuk mund të paguajë as qiranë e 2 ditëve plazh në hotelet 5 yjëshe të plazheve VIP, të shumicës së drejtuesve të administratës tonë publike? Që të marrin hua nga bankat në Shqipëri, edhe kjo vështirë të besohet? Atëhere, ku i gjejnë mijërat e eurove, dollarëve që shpenzojnë npër plazhet e Botës, këta drejtuesë të administratës së shtetit tonë? Nëse lexojmë deklaratat e të ardhurave dhe pasurisë së këtyre drejtuesve të administratës së shtetit, shpenzimet e ditëplazheve të tyre, jo që nuk mund të justifikohen, por edhe nuk janë fare, edhe pse shuma mund të jetë disa herë më e amdhe se blerja e një makine të shtrenjtë, apo baraz me blerjen e ndonjë apartamenti të ri. Atëhere, kush ua paguan shpenzimet e turizmit të gushtit, nëpër plazhe dhe hotele 5 yjëshe të Botës shumica e drejtuesve të administratës të shtetit tonë? Natyrisht, disa herë, edhe vetë shteti, me dietat e shërbimit, por në të shumtën e herëve, askush nuk e di ku gjenden paratë, që harxhojnë nëpër plazhe dhe hotele 5 yjëshe të Botës, shumica e drejtuesve të administratës së shtetit. As ILDKPKI, e cila, si përherë, merr të mirëqënë çdo (vet)deklaratë të nëpunësve të shtetit për të ardhurat e tyre. Ndërkohë, prokuroria ka 24 vite që nuk mund të zbulojë dot asnjë rast korrupsioni të nëpunësve të shtetit, të drejtuesve të administratës publike, të ministrave, etj, thua se janë alienët ata që bëjnë korrupsionin në Shqipëri, meqë si fenomen, e pranojnë të gjithë, që ndodh çdo ditë.