Paratë nga SHBA që Rama përmes Soros të kontrollojë drejtësinë?!

118
Në një shkrim të Mike Gonzales, anëtar i nivelit të lartë të Fondacionit Heritage, një fondacion i të Djathtës Konservatore që gjeneron ide dhe propozime për Presidentin Trump, rimerret në konsideratë shqetësimi i ngritur nga 5 senatorët republikanë të SHBA në një letër drejtuar disa muaj më parë Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson.
Konkretisht në letrën e tyre kërkohet të hetohet sesi “USAID kishte punuar së bashku me grupet të financuara nga Xhorxh Soros për “të avancuar axhendën progresiste dhe forcuar të majtën në vende të ndryshme të botës”. Dhe sesi “Në Shqipëri paratë e taksapaguesve amerikanë i kishin marrë grupe të sponsorizuara nga Soros për ti dhënë kryeministrit të qeverisë së majtë kontrollin e plotë mbi sistemin gjyqësor”.
Sipas Mike Gonzales, “Fondacioni Soros dhe rrjeti i grupeve të tij mund të kenë bërë edhe disa punë të mira, por ai ka qenë mbështetësi kryesor në mbarë botën edhe i shumë projekteve që konservatorët i konsiderojnë të pështira, si legalizimi i prostitucionit, tregtia e drogës e aborti, apo demonizimi i Izraelit”.
Dhe mbi të gjithë “zgjerimi dhe forcimi nga Soros i organizmave ndërkombëtarë që pengojnë shtetet për të vepruar në mënyrë sovrane, konsiderohen si mallkime nga Trump dhe enturazhi i tij”.
Sipas Mike Gonzales, kjo situatë ka ardhur se “nga 553 poste kyce në ministritë kryesore të qeverisë Trump, për të cilat kërkohet konfirmimi i Senatit, janë
i) konfirmuar vetëm 22 individë të emëruar nga administrata Trump;
ii) 44 prej tyre presin konfirmim; dhe
iii) 488 ende nuk kanë marrë emërimin. Kjo ka ndodhur për dy arsye, ngadalësi e Ministrave për të emëruar personelin e duhur dhe zvarritje e qëllimshme e senatit.
Sipas 6 senatorëve kjo situatë shqetësuese i) mund të minojë përpjekjet për të ndërtuar marrëdhënie ndërkombëtare përfituese për SHBA; dhe ii) mbështetja e të majtëve nga SHBA mund të zemëronte ata të djathtë që kanë marrëdhënie të ngushta me SHBA dhe të nxiste antiamerikanizmin; dhe kjo ndarje mund të favorizonte forcat e treta të shkaktonin dëme të mëtejshme.
Pritet që situata të ndryshojë radikalisht me ardhjen në krye të DASH të Mike Pompeo, i cili pret konfirmimin nga Senati të enjten në datën 12 prill.