Parashikimi, si do të jetë koha të dielën

Instituti i Gjeoshkencave njoftoi se sot pasdite dhe nesër, të dielën, 14 janar 2018, pritet të ketë reshje të dobëta pothuajse në të gjithë territorin, ndërsa në disa qarqe lokalisht deri mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Mbi 800 m mbi nivelin e detit reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 °C / 12 °C

në vendet e ulëta: 4 °C / 11 °C

në vendet malore: -1 °C / 5 °C.

Era, nesër, pritet të fryjë mesatare.