“Paranoja në re”, Berisha: Rama do iu ndalojë hyrjen në Hënë

499
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për ata që duan të prishin procesin zgjedhor. Rama tha se kush tenton do përballet me ligjin dhe mund të futet në listën e zezë të të dënuarve për krime zgjedhore dhe do t’u hiqet përjetë e drejta për të hyrë në SHBA dhe vendet e BE-së.

Berisha shkruan në “Facebook” se paranoja e tij ka arritur në re dhe herë tjetër mund të shpallë dhe ndalimin në hënë të armiqve.

“Paranoja e tij nga mos mjekimi ka arritur gjer në re! Herën tjetër prisni kur të shpallë se armiqve të tij do iu ndalohet përgjithmonë hyrja në hënë dhe familjarët e tyre do internohen në Shkretëtirën e Gobit”, shkruan Berisha.