Paralajmëron Kreshnik Spahiu: Zgjedhje të parakohshme në 30 Shtator

65

Kreu i AK, Kreshnik Spahiu, po flet këtë pasdite në një media për zhvillimet e fundit mbi reformën në drejtësi. Spahiu është shprehur i bindur se reforma në drejtësi nuk do të miratohet ditën e enjte, pasi nuk janë 94 vota.

“Nëse do miratojmë një reformë që monitorohet nga ndërkombëtarët, Shqipëria bie një shkallë më poshtë se Kosova. 140 deputetët duhet t’i japin llogari qytetarëve shqiptarë pse duhet të monitorohemi nga ndërkombëtarët. Pse ndërkombëtarët nuk kontrollojnë pastërtinë e politikanëve? Pse duhet që këto figura të pista t’i lejosh në politkë. Reforma në drejtësi nuk do të votohet të enjten. Ne kemi një politikë llum. Ne nuk i kemi 94 vota, ndaj reforma nuk miratohet dhe Rama do tërhiqet vetë. Qeveria do të bie dhe vendi do shkojë në zgjedhje më 30 shtator”, ka thënë Spahiu.