Paralajmëroi përgjimet e radhës, gazetari gjerman: Do të arrestohen drejtuesit e opozitës

452
Sigal

Gazetari gjerman, Peter Tiede, ka reguar në lidhje me situatën politike në Shqipëri. Ai akuzon qeverinë se do të arrestoje drejtuesit e opozitës për të hequr vëmendjen nga përgjimet e publikuara nga “Bild”.

Për më tepër ai shkruan se: A do të mund ta arrestojë qeveria shqiptare çdo ditë opozitën?

Ndërkohë në vijim të statusit në rrjetet sociale, gazetari gjerman Peter Tiede shkruan se gjithasesi ai do ta marrë me qetësi.

Në fund ai lajmëron edhe njëherë publikimin e përgjimeve të radhës, ditën e sotme pasdite.

“Sapo dëgjova se qeveria në Shqipëri po konsideron arrestimin e opozitës në mënyrë që të heqë vëmendjen nga publikimi i përgjimeve ku zbulohet manipulimi i zgjedhjeve të vitit 2017.

Pyetja është: a do ta arrestojë qeveria opozitën çdo ditë për heqir vëmendjen nga përgjimet?

Gjithsesi ne po e marrim me qetësi…po kontrollojmë materialin e radhës, në mënyrë që të publikojmë vetëm fakte të vërteta.

Siç kam lajmëruar: përgatituni këtë pasdite!”– shkruan Tiede.

Peter Tiede është gazetari gjerman që me anë të publikimit të përgjimeve në “Bild”, shkaktoi ‘furtunë’ në politikën shqiptare disa ditë më parë.

Në përgjime dëgjohet Astrit Avdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.