(Paralajmërohen) ndryshime në qeverinë e Rilindjes, deri në qershor

760
Ndryshojnë edhe agjendën e Asamblesë, nuk bëjnë ndryshime në Sekretariatin e PS-së
Ndonëse akoma nuk është plotësuar viti i parë i qeverisjes së Rilindjes, është e qartë se asgjë nga programi qeverisës deri më sot nuk ka shkuar siç kishin pretenduar. Rilindësit, sado që të propagandojnë për “suksese”, për ecurinë e reformave, sado që kryeministri Rama të pretendojë se i “plotësoi të gjitha detyrat për të fituar hapjen e negociatave, qëndrimi skepticist i qeverisë gjermane, i deputetëve gjermanë, dëshmon realitetin, teksa ia thanë në sy kryeministrit Rama, se ende është herët për të hapur negociatat, se ende nuk janë realizuar reformat dhe ende nuk është bërë progresi i duhur demokratik. Asambleja Socialiste e PS-së, që do të mblidhet sot, me një agjentë të ndryshuar, ku do të mbizotërojë analiza e bashkëqeverisjes, vlerësimi për punën e çdo ministri, njëfarësoj, bëhet nën trysninë e pranimit të dështimeve, ndaj do përdoret si një mundësi e fundit, për riorganizim, apo reflektim. 
Vlerësimi i punës së ministrave, prolog i largimit nga kabineti qeverisës
Edhe vetë kryeministri Rama e ka të vështirë, që tashmë dështimet e qeverisjes së tij, t’i ambalazhojë vetëm me akuzat ndaj Opozitës, që sipas tij, lobon te deputetët gjermanë kundër integrimit të Shqipërisë, dhe të bëjë fajtore mediat “kazan”, të cilat kritikojnë keqqeverisjes. Tani që kryeministri Rama, e ka i vetëm timonin dhe “tepsinë” e qeverisjes, nuk mund të gjejë më alibi të dështimeve. Kryetari i PS-së dhe kryeministri Rama nuk ka kohë të merret me zgjedhjen e Sekretariatit të PS-së, siç ishte paralajmëruar më parë. Por, shtroi si rend dite të Asamblesë Socialiste analizën dhe llogaridhënien e çdo ministri. Ky është njëfarë prologu, se deri në qershor, kur pritet të merret vendimi i Këshillit të Ministrave të BE-së për hapjen e negociatave. Largimi i ministrave të paaftë, të përfolur për korrupsion, është mundësia e fundit e kryeministrit Rama, të ndryshojë, sadopak, imazh te ndërkombëtarët. Sot në Asamblenë Kombëtare të PS-së kryeministri do të kërkojë që të vlerësohet puna e çdo i deri në qershor. Ndoshta kërkesa për të vlerësuar çdo ministër është edhe një prolog, që deri në qershor, kryeministri Rama (edhe nëse nuk do) do të detyrohet të bëjë ndryshime në qeveri, të paktën, të japë një imazh politik, te ndërkombëtarët, se qeveria ka vullnet politik të luftojë edhe korrupsionin, derisa largon ministra të përfolur për korrupsion. 
Sigal