Paralajmërimi i fortë i Vuçiç: Prisni edhe 45 ditë, do shikoni qëndrimin e Serbisë

528
Sigal

Pas bisedimeve me 139 përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se serbët që jetojnë në Kosovë po kërkojnë të largohen nga të gjitha institucionet. Ai u shpreh se vendimi për këtë lëvizje do të merret përfundimisht pas konsultave me partnerët e Serbisë në Evropë dhe botë, përfshirë edhe Kinën. “Kërkuan qëndrimin e shtetit dhe nga unë si president që të bisedojë me Qeverinë e Serbisë. Kanë kërkuar tërheqjen nga të gjitha institucionet e Kosovës, nga Parlamenti, nga Policia në veri, nga gjykatat dhe nga i tërë sistemi i drejtësisë. Unë i kam lutur dhe u kam thënë se sot nuk u jap përgjigje deri në takimin e radhës me përfaqësuesit e Kinës”, – ka thënë Vuçiç, shkruan B92. I pari i Serbisë ka pohuar se serbët do të marrin një përgjigje përfundimtare brenda harkut kohor prej 45 ditësh, pasi i duhet kohë të konsultohet me partnerët. “Iu kërkova përfaqësuesve të mos përgjigjen sot dhe të presin për qëndrimin e Serbisë për 45 ditë, sepse dua të takohem me presidentin e Kinës, të bisedojë në telefon ose drejtpërdrejt edhe me liderët botërorë.

 

 

 

Vuçic dhe Tsipras do të vijnë në Tiranë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, pritet të marrin pjesë në samitin Ballkanik që do të mbahet në Tiranë, në datat 7-8 mars. Në qendër të këtij samiti pritet të jenë zhvillimet rajonale, marrëdhëniet mes vendeve, si dhe bashkëpunimi rajonal. Por vizita e Vuçiç dhe Tsipras në Tiranë pritet të shkaktojë protesta, ndërsa mësohet se organizatorët paralajmërojnë një të tillë para godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Vizita e Vuçiç realizohet në një kohë kur flitet mbi një plan për ndryshimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, më konkretisht me idenë e shkëmbimit të territoreve. Një ide e tillë është kundërshtuar ashpër nga faktorët politikë në Kosovë dhe Serbi, ndërsa Presidenti Hashim Thaçi ka lënë të hapur çdo mundësi. Sikundër raportohet shumë protestues pritet të vijnë nga Kosova.