Paralajmërimi i Blushit: Nëse KQZ shtyn afatin e koalicioneve, do e ankimoj në Kolegj

193
Deputeti Ben Blushi, njëherësh kreu i LIBRA-s ka paralajmëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se nëse ndryshon afatin ligjor të regjistrimit të koalicioneve, atëherë partia që ai drejton do të shkojë në Kolegjin Zgjedhor.
Në një reagim në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Blushi pohoi se si fillim duhet mbrojtur ligji që të mbrohen zgjedhjet e 18 qershorit.

“LIBRA NË KOLEGJ, NËSE KQZ ÇMËNDET
Shpresoj që të mos ndodhë por nëse KQZ e ndryshon afatin ligjor të regjistrimit të koalicioneve atëherë LIBRA do shkojë në Kolegjin Zgjedhor për ta kundërshtuar ligjërisht. Duhet mbrojtur ligji që të mbrohen zgjedhjet. Nëse dikush çmëndet e cojnë në spital, por nëse një institucion çmendet duhet çuar në Gjykatë!”, thuhet në reagimin e Blushit.