Paralajmërimi i Berishës para protestës: “Sot Cunami Gjigand do ti japë mësimin e merituar Ramës”

386
Sigal

Pak orë para protestës së shtatë të opozitës, qytetar nga rrethe të ndryshëm janë duke u mobilizuar për të mbërrutur në Tiranë dhe për të protestuar kundrës qeverisë ‘Rama’.

Udhëheqësi i opozitës së bashkuar ka bërë thirrjet e tij në llogaritë personale të rrjeteve sociale për mobilizim dhe pjesëmarrje sa më të shumtë.

Por jashtë vëmendjes edhe këtë protestë, si të gjitha protestat e tjera, nuk e ka lënë as ish-kryeministri Sali Berisha.

Nëpërmjet postimeve në Facebook, Berisha ka paralajmëruar se protestuesit do të jenë një cunam për qeverinë, e ndërkohë që prej tyre narko shteti, sipas tij, do të tmerrohet.

Postimi i Berishës:

Vërshim i paparë i dhjetra mijra kryengritësve të revoltuar drejt Tiranës! Tmerrohet narkoshteti!

Miq, Edvin Kristaq Krimi, pasi e shtyu nga frika një herë dhe ndërroi po nga frika katër herë vendin, çeli sot duke përfunduar në vrimn e miut antifushatën e farsës së tij elektorale, me të cilën ky bastard i etërve mizor beson se mund të varros pluralizmin në Shqipëri.

Kështu, përveç ndryshimit nga frika dhe paniku i datës së hapjes së antifushatës monstra e pluralizmit, Edvin Kristaq Xhelati pasi shpalli se antifushatën do ta hapte në Pallatin e Kongreseve por frika e një rrethimi të mundshëm nga kryengritësit e revoltuar ndryshoi vendin duke konsideruar Pallatin Asllan Rusi.

Por ai hoqi dorë nga ky projekt pasi mësoi se heronjtë e Unazes së Re vendosen të bllokonin rrugën madje të mos kursenin të gjitha mjetet e mosbindjes civile personalisht kundër tij dhe Lal Plehut.

Së fundi, ai hapi llafin se antifushatën do ta çelte në amfiteatrin tek Liqeni, në të vërtet gjysëm klandestin ai e spostoi antifushatën në një palestër në të cilën ato pak qindra zyrtarë që morën pjesë u kontrolluan në të gjitha llojet e kontrollit fizik, radiologjik dhe gjer te qentë e specializuar për eksploziv.

Ndaj dhe kjo mund të thuhet se ishte antifushata e vrimës së miut.

Sot Cunami Gjigand do ti japë mësimin e merituar Edvin Kristaq Xhelatit, monstrës së pluralizmit politik të Shqipërisë!