Paradoksi në Botëror. Ronaldo nuk fal ndaj më të mirit, Messi gabon ndaj regjisorit të filmave

551
Sigal

Rivaliteti Messi-Ronaldo nuk mund të mungojë as në Botëror. Të dy futbollistët kanë luajtur ndeshjet e para me kombëtaret e tyre, por fati nuk ka qenë i njëjtë.

Ata që mund të gëzojnë janë tifozët e Ronaldo-s. Mbrëmë portugezi realizoi ‘tripletë’ kundër Spanjës, duke i mahnitur të gjithë, ndërsa e sotmja ka lënë për të dëshiruar për Messi-n i cili gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Paradoksi është se Ronaldo njërin prej golave e shënoi nga 11-metrat, duke mposhtur pikërisht një nga portierët më të mirë në botë, De Gea-n, ndërsa Messi gaboi ndaj islandezit Halldorsson, i cili në jetën përtej futbollit është një regjisor filmash.