Sigal

Jakup B. GJOÇA

Para një viti KLSH bën kallëzim në Prokurori ndaj 5 zyrtarëve të Hipotekës së Korçës për dëm 400 milionë lekë, për tjetërsim pronash, midis këtyre zyrtarëve edhe drejtorin e Hipotekës Klajdi Terova. Kryeministri Rama i kërkon Kryetarit të Hipotekës, që të bëjë dorëheqjen nga detyra, mirëpo drejtori e mohoi, atëherë kryeministri Rama e shkarkon, madje shkresën e shkarkimit e firmos ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi.

 Kontrolli i KLSH: Tjetërsim pronash nga 5 zyrtarë të Hipotekës së Korçës

 Ish-regjistruesi Klajdi Terova u shkarkua në korrik të vitit të kaluar nga kryeministri Rama gjatë një takimi publik me regjistruesit e vendit. Kryeministri Rama iu kërkoi të gjithë regjistruesve dorëheqjen për shkak të cenimit të interesave të qytetarëve. Terova paraqiti dorëheqjen një ditë pas takimit me kryeministrin. Për shkak të shkeljeve të konstatuara nga KLSH dhe një grup i Ministrisë së Drejtësisë, ndaj Terovës u mor masë shkarkimi nga detyra. Raporti i KLSH thoshte se: Hipoteka e Korçës i ka shkaktuar dëm buxhetit të shteti 40 mln lekë të reja. Ish-regjistruesi i Korçës Klajdi Terova refuzoi kërkesën e kryeministrit, duke paditur Ministrinë e Drejtësisë për pushim të paligjshëm nga puna.

Ankesa

Ish-kryetari i Hipotekës, Klajdi Terova u ankua në gjykatë, dhe i ka fituar të dyja gjykimet, edhe në gjykatën e shkallës së parë, edhe në gjykatën e Apelit. Ish-kryetari i Hipotekës së Korçës, Klajdi Terova dhe pse u shkarkua live nga kryeministri Edi Rama është shpërblyer me 10 milionë lekë të vjetra nga Gjykata e Apelit.

Prokuroria fle gjumë

Ky rast kaq flagrant, që flet për denigrimin e sistemit të Gjyqësorit dëshmon se prokuroria, nuk filloi hetimet ndaj zyrtarit që shpërdoron detyrën, edhe pse KLSH ka bërë kallëzim penal ndaj 5 zyrtarëve të Hipotekës së Korçës, për tjetërsim pronash dhe dëm 400 milionë lekë. Çfarë tjetër pret prokuroria e Korçës që të hetojë ndaj zyrtarëve të lartë, për shpërdorim të detyrës dhe krimin e tjetërsimit të pronës? 400 milionë lekë është dëmi. Kush do ta paguajë këtë dëm, derisa prokuroria nuk heton as kallëzimin penal të KLSH, institucioni kushtetues i Shqipërisë? Po gjykata e shkallës së parë dhe ajo e Apelit, si e gjykuan çështjen dhe i dhanë të drejtë një zyrtari të lartë, se është shkarkuar në kundërshtim me ligjin, ndërkohë që ndaj tij, ka kallëzim penal nga KLSH-ja për shpërdorim detyre? Nëse nuk është e ligjshme shkarkimi i një zyrtari, kur ai shpërdoron detyrën, dhe shkakton dëm 400 milionë lekë, atëherë, cili shkarkim është i ligjshëm, sipas gjykatës?