Para votimit në Kuvend flet kreu i ri i KQZ-së, Zguri: Sfida që më pret

538
Ai mori besimin e Komisionit të Ligjeve dhe pret të votohet në sallën e Kuvendit si Kreu i R ii KQZ-së. Teksa dilte nga kjo mbledhje Klement Zguri bëri edhe prononcimin e parë për mediet ku ndër të tjera tha përpara ka një sfidë që e pret.
“Ky post është sfidë ,vlerësim dhe përgjegjësi. Kam 20 vjet pjesë e KQZ-së. Është një punë që nuk bëhet individualisht është ekipi ai që ia del. Kërkojmë edhe mbështetjen e gjithë faktorëve të tjerë”,- u shpreh ai.
I pyetur se si di t’ja dalë në KQZ, duke qënë se nuk ka shumicën, Zguri tha: “Të mos bëhemi pesimistë, vendimet do jenë në zbatim të ligjit”.
Sigal