Para protestës së madhe, Bashës i vjen një letër nga SHBA

415
Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulëzim Bashës i ka ardhur sot një letër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pikërisht nga Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme për Europën, Kongresmeni Dana Rohrabacher. Kongresmemi i ka përcjellë Bashës një mesazh përkrahje para protestës së nesërme për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Postimi i Bashës: Të dashur bashkqytetarë, Nga Kongresi i Shteteve te Bashkuara mua dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë na vjen ky mesazh përkrahje përpara protestës së nesërme nga Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme për Europën, Kongresmeni Dana Rohrabacher: “I dashur Lulzim, Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e qytetarëve shqiptarë dhe betejën e tyre të drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Populli shqiptar duhet ta dijë se do të ketë gjithmonë mbështetjen tonë në kauzën e tij për liri dhe demokraci, shtet të së drejtës dhe liri njerëzore. Përzemërsisht, Dana Rohrabacher” 
Sigal