Paqësor Cane: Kolonja është e Kolonjarëve, çdo familje një të punësuar

750
KORÇË – Për 25 vjet me radhë për qytetin e Ersekës dhe Kolonjën u premtuan gjëra të mëdha: u tha se jeta e kolonjarëve do të ishte më e mirë; u tha që që mirëqenia do të rritej; u tha që do të hapeshin vende të reja pune; u tha se do të ngriheshin fabrika dhe punishte; u tha se Kolonja nuk do ta vuante papunësinë, mjerimin dhe vuajtjen, u tha se ndihma ekonomike do të kalonte vetëm për ato familjet që ishin nevojtare për atë ndihmë dhe jo për parazitët; u tha se nuk do të kishte më lypsarë nëpër rrugët e qyteteteve Ersekë dhe Leskovik; u tha se do të ngriheshin banesa sociale për të pastrehët; u tha se familjet me mundësi të pakta ekonomike do të ndihmoheshin me kredi favorizuese; u tha se qyteti i Ersekës dhe Lekovikut do të ishin qytetetet më të pastra të rajonit; u tha se dy qytetet e Kolonjës do të ishin më të gjelbëruaruarit, me të bukurit dhe më tërheqësit; u tha se në qytetin e Ersekës dhe Leskovikut do të vinin mijëra turistë të huaj, vizitorë vendas nga të gjitha rrethet e vendit, nga jugu dhe veriu. Prisni, nuk kam mbarur ende, ju të gjithë i mbani mend premtimet e pafundme për drejtësi, për zgjidhje problemesh, për qarje hallesh, për dyer të hapura të bashkisë e të tjera e të tjera si këto. Ju lutem zotërinj, besoj se ju nuk keni harruar asgjë nga të gjitha këto. Gjithçka e servirur më sipër nuk është legjendë; Gjithçka u tha nga kandidatët e majtë dhe të djathtë. Ju kujtohet? 
Edhe pakës me memorien
Ju shkuat në kutinë e votimit me këtë ëndërr të bukur. Shpresuat. Ishit të sigurtë. A nuk është kështu? Ju edhe fëmijën tuaj të vogël e morët përdore deri te qendra e votimi. Mos më thoni jo. Unë isha aty bashkë me ju. Ju e hodhët votën te kutia dhe ëndërruat për një jetë më të bukur. Nuk është r vërtetë? I thatë birit apo bijës tuaj se e nesërmja do të vinte më e bukur, më shpresëdhënëse, me më pak vuajtje dhe me më shumë ditë të lumtura, Ju pyes: sot çfarë mendimi keni? A u shfaq e nesërmja ashtu siç e kishit menduar ju? Mos më thoni asgjë. Jua them unë. Ajo erdhi më të njëjtën fytyrë, me atë të të vjetrën, fytyrën e rrjepur, me atë fytyrën e dalë boje. Ata ishin ata që kishin qenë, dhe ju mbetët ata që ishit. Po them ndonjë gjë që nuk shkon? I shkruaj të gjitha këto spse dësiroj të jem i sinqertë me ju. Ju e dini, unë jam njëri prej jush. Kush mendon ndryshe, le ta thotë. Ju votuat, por jeta juaj nuk solli asnjë ndryshim në jetën tuaj. Nuk jeni dakord me mua? Atëherë, nëse nuk e thoni dot më zë të lartë, së paku thujani vetes më zë të ulët, që të mos ju dëgjojë njeri dhe të mos ndiheni të turpëruar për shkak të zhgënjimi që keni pësuar për 25 vite me radhë.
Do të vazhdojmë ende kështu?
Gjithçka që u tha përgjatë 25 vjetësh, a nuk u rezultoi të jetë mashtrim? Të gjitha premtimet e pambajtura kanë lënë shenja mbi supet dhe vuajtjet tuaja. Ju i ndjeni, edhe une i ndjej. Këto lloj premtimesh, a nuk vijnë nga të njëjtat parti edhe sot. A nuk janë ata që u premtuan lugën e florinjtë? Por çfarë ndodhi realisht? Unë nuk kam dëshirë të jap ndonjë shpjegim, pres të ma thoni ju. A kam të drejtë? Ne e kuptojmë njëri-tjetrin edhe në heshtje. Nëse nuk jemi të një mendje, më votoni kundërt. Unë jam kandidat i Partisë Social Demokrate. Ju e konideroni parti të vogël. Mendoni vetëm një çast, çfarë na ofruan partitë e mëdha deri më sot nga ajo që shpresuam gjatë këtij çerekshekulli? Dhe unë e di çfarë mendoni ju. Ne në heshjte bjemë dakord me njëri- tjetrin. Duhet t’u qëndrojmë larg mashtrimeve. U zgjata pakëz. Dhe unë e di çfarë do të më thoni. Ju keni kureshtjen cilat janë premtimet që vijnë prej meje dhe Partisë Socialdemokrate. A do të jenë të vërteta, apo do të kenë të njëjtën ngjashmëri me ato të partive të tjera. Të nderuar zotërinj më lejoni t’jua shpjegoj.
Kolonja vend turistik
Unë ju premtoj Kolonjën e turizmit malor. Rehovën që mund ta kthejmë në një fshat magjepës, Gërmenjin që të mahnit dhe që ende vlerat e tij nuk janë shndërruar në vlera të prekshme për vizitorët dhe të huajt. Ju premtoj Shelegurin, Lekovikun dhe gjithë zonat e tjera me po kaq bukuri dhe mahnitje. Ju do të thoni që këto i keni dëgjuar edhe herë të tjera nga të gjithë kanidatët që kanë ardhur dhe kanë ikur në Kolonjë. Sigurisht, i keni dëgjuar, por nuk është e njëjta gjë. Ndryshimi mes tyre dhe nesh është i madh, i pakrahasueshëm. Ata i thanë premtimet e tyre për Kolonjën e gjelbër, por vini re, i thanë si recitime, si programe të vjedhura nëpër fletëfaqosje dhe reklamime, pa qenë brenda së vërtetës dhe pa ndjerë aromën dhe kënaqësinë që të japin pyjet. Unë jam inxhinier pyjesh prej 30 vjetësh dhe këtu qëndron gjithë forca ime. E di mirë një gjë: e ardhmja e Kolonjës vjen nga pyjet. Aty qëndrojnë të fshehura punësimi, të ardhurat që mund të sigurojnë familjet; aty mund të ngrihen klube dhe lokale, aty mund të ngrihen mjedise argëtimi dhe soditjeje, aty është gjahu, sporti dhe madhështia, sepse pyjet janë një bukuri e pafundme. Por jo vetëm kaq, turizimi malor i pyjeve duke u kombinuar me monumentet arkeologjike: me tumën e Prodanit, me varrezat mesjetare të tumës së Rehovës, me tumën e Psarit, me tumën e Shtikës me kalatë dhe kështjellat e vjetra, me gjetjet e Borovës e shumë e shumë të tjera si këto, që të gjitha përktheen në të ardhura reale për çdo familje. Veç kësaj prej 15 vitesh kam qenë antar i Keshillit Bashkiak, i njoh te gjitha hallet e bashkëqytetarëve të mi, ndaj edhe mund t’i zgjidh ato. Ashtu sikurse për 13 vjet me radhe kam patur fatin te jem i drejtues i disa institucioneve, dhe kjo eshte nje përvoje e mirë menaxhimi
Kolonja e famshme
Mos më thoni që këto që po ju them janë të pabesueshme. Ju e dini, në këto rajone ka lulëzuar jeta. Në shumë vende arkeologjike janë gjetur prodhime vendase dhe stoli të importura nga bota mikene ose Europa Qëndrore. Pra, shkëmbimet tregtare ishin nga më të njohurat. Atëherë pse Kolonja të mos jetë edhe sot në stadet saj më të larta të historisë së saj. Sigurisht, që të punosh për Kolonjën duhet ta ndjesh atë, të jesh dihimbja dhe shpresa e saj. Pyjet janë jeta e gjallë. Përmes shfytëzimit të tyre ne sigurojmë të ardhura, por pyjet krijojnë të ardhura edhe nëpërmjet mirëmbajtjes, menaxhimi dhe pyllëzimeve të reja; që të gjitha këto janë vende të reja pune. Bizneset që shrytëzojnë pyjet do të jenë të detyruara, përmes një vendimi të Këshillit Bashkiak, që një përqindje të të ardhurave të tyre ta përdorin për pyllëzime. Kështu ndodh në çdo vend të botës. Por të gjitha këto janë të ardhura konkrete për qindra familje. Pyjet shtrihen në çdo cep të Kolonjës dhe kjo është një gjë e mirë sepse janë një pasuri kolosale. Mbetjet e pyjeve ne mund t’i kthejmë nëpërmjet një përpunimi të thjeshtë në peletë, që do të thotë ne energji për ngrohje. Por kjo mundësi ngrohje ofrohet me një çmim të leverdisshëm, që mund të përballohet nga çdo familje. Dhe kjo sërish është një gjë e mire, po të kemi parasysh që Kolonja është një vend tepër i ftohtë. Atëherë, a kam të drejtë të bëj një pyetje: përse dëri më sot nuk janë bërë të gjitha këto?! Sepse as nuk i dinë dhe as nuk arrijtë të hyjnë atje ku kolonja ndjen dhimbje
Jo vetëm pyjet
Por nëse do t’u premtonim vetëm pyjet, atëherë nuk do të ishim realistë, sepse jo të gjithë mund ta gjejnë shpresën e tyre në këto mjedise. Kolonja ka nevojë edhe për një punishte përpunimi për të gjitha frutat që prodhohen në këtë rajon. A nuk e ka patur Erseka një punishte të tillë, ku punonin me qindra gra? Pse të mos e ketë sot? A mund ti’ pyesim kandidatët që erdhën dhe ikën, pse nuk e realizuan një gjë të tillë? Kush i pengoi? Por edhe nëse i pyesim, nuk do të kemi asnjë përgjigje. Kolonjës i kanë munguar kandidatët me vizion. Ata vinin si prefrenca polItike, por jo si prefrenca qytetare, profesonale e shkencore. Kjo është e vërteta. Gjithashtu, që t’u thuash fermerëve të zgjerojnë aktivitetin e tyre prodhues, duhet t’u sigurosh edhe ambiente frigoriferike ku të grumbullohen dhe të ruhen prodhimet e tyre, madje edhe më vlerë të shtuar, kur ato shiten në stinë të ndryshme. Mos harrojmë edhe një gjë: arti, sporti, jeta kulturore do të jenë një nga prioritet e mia. Deri këtu e kishim fjalën për punësimin masiv, por ne nuk do të lëmë mënjanë asfaltimin e rrugëve, ujësjellsat dhe kanalizimet, sigurimin e ujit për vaditje, kanalizimet në bujëqsi, digat dhe rezervuaret, ndriçimin e të gjitha fshatrave. Edhe këto janë vende të reja pune. Në vija të përgjithshme ky është projekti im për bashkinë e re të Kolonjës. Nëse dëshironi që Kolonja të ndryshojë, votoni alternativën e Partisë Socialdemokrate; nëse jo, votoni ata që keni votur, që edhe në mëngjesin e pas 21 qershorit, teksa porosisni kafen, të ndiheni përsëri të trishtuar sepse edhe kësaj radhë bëtë të njëjtin gabim, ashtu sikurse për 25 vjet me radhë. Unë ju uroj fitore për familjet tuaja. Mendojeni alternativën që ju ofroj.
Sigal