Papa thirrje të fortë për Krishtlindje: Çështja e emigrantëve dhe Jerusalemi kërkojnë zgjidhje

401
Papa Françesku ka dhënë një mesazh të ndjerë në ditën e lindjes së Krishtit, për të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë në mbarë botën. Papa bëri thirrje për paqe nga Selia e Shenjtë e Vatikanit, teksa komentoi dhe temën më të diskutuar të politikës botërore, atë të njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. Ai kërkoi të arrihen negociatat mes vendeve për të mos marrë vendim të njëanshëm, duke deklaruar se kjo nuk ndihmon për paqen. “Në këtë ditë festash le t’i lutemi Zotit për paqen për Jerusalemin dhe për të gjithë Tokën e Shenjtë. Le të lutemi që vullneti të mbizotërojë mes palëve për të rifilluar dialogun dhe në fund të arrijmë një zgjidhje të negociuar, që jeton bashkëjetesën paqësore të dy shteteve brenda kufijve të pranuar ndërkombëtarisht dhe reciprokisht. Në bashkësinë ndërkombëtare, Zoti mbështet përpjekjet e atyre që janë të frymëzuar nga vullneti i mirë për të ndihmuar tokën e torturuar, pavarësisht pengesave serioze, për të rikthyer harmoninë, drejtësinë dhe sigurinë, që ka pritur kaq shumë”, tha Papa Françesku. Ai u ndal dhe te konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë, duke uruar paqe për të gjithë ato familje, që sipas tij, vuajnë pasojat e rënda të kësaj lufte. “Fëmijët, së bashku me familjet e tyre, vuajnë dhunën e konfliktin në Ukrainë dhe pasojat e saj të rënda. Lutem që Zoti të japë sa më shpejt paqe në atë vend të dashur. Ne e shohim Jezusin tek ata prindër, të cilët janë duke luftuar që t’iu japin fëmijëve të tyre një të ardhme të sigurt dhe të qetë, si dhe të fëmijët që iu është vjedhur fëmijëria dhe janë të detyruar të punojnë në një moshë të re nga mercenarët e pamëshirshëm”, shtoi ai. Në vëmendje të rëndësishme në mesazhin e Papës në këtë ditë të shënuar zuri dhe çështja e emigracionit. “Ata janë të detyruar të largohen nga vendet e tyre dhe të jetojnë në kushte çnjerëzore. Në sytë e tyre ne shohim dramë. Ata vënë në rrezik jetën e tyre dhe përballen me udhëtime rraskapitëse, që ndonjëherë përfundojnë në tragjedi. Zemrat tona nuk janë të mbyllura, siç ishin shtëpinë e Betlehemit, të dashur vëllezër dhe motra. Zotohemi të krijojmë një botë më njerëzore, më të denjë për fëmijët e sotëm dhe të nesërm!”, theksoi kreu i Kishës Katolike.
Sigal