Papa Françesku bekon popullin shqiptar para ceremonisë së marrjes së detyrës së Presidentit Meta

505
Para ceremonisë së marrjes së detyrës së Presidentit Ilir Meta, Papa Françesku ka përcjellë bekimet dhe urimin e tij edhe për gjithë shqiptarët.
Nëpërmjet një mesazhi urimi dërguar Z.Ilir Meta me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Presidentit të Republikës, Papa Françesku shprehu besimin për angazhimin e tij në forcimin e solidaritetit dhe unitetit të qytetarëve shqiptarë.
Më poshtë teksti i plotë i letrës:
Shkëlqesisë së Tij, z. Ilir Meta
Presidenti i Republikës së Shqipërisë
Teksa ju bëheni gati të filloni bëheni mandatin tuaj si President i Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju përcjell përgëzimet më të ngrohta ju dhe qytetarëve shqiptarë. Të ndërgjegjshëm për klimën pozitive të respektit dhe besimit reciprok ekzistues në Shqipëri midis njerëzve me tradita të ndryshme fetare. Lutem që ju të mund të forconi gjithnjë e më shumë angazhimin tuaj për avancimin e lirisë, solidaritetit dhe unitetit drejt të mirës së përbashkët. Lutem që për të gjithë shqiptarët të ketë bekime hyjnore për paqe dhe prosperitet.
Pas këtij urimi ka reaguar edhe Petrit vasili me një status në rrjetin social Facebook
Statusi i plotë 

Një tjetër vlerësim zero për kryeministrin, nga Franca. Një tjetër zero pas asaj nga Trieste dhe nga SHBA.
Shqiptarët të parët për numrin e azilkërkuesve në Francë, më tepër nga Siria, Sudani, Afganistani, që janë në luftë.
Populli shqiptar do të ikë e jo të bëjë aleancë me kryeministrin.
Një mal me zero për kryeministrin. Ç’do të bëjë ai tani? A do e shkrijë kryeministrinë si ALUIZNI-n në Berat?
Sigal