Paolo Foresti: Lirojeni mjekun Spahia, unë e kam përjetuar ’97-n. Ndërkombëtarë, boll heshtët!

481
Sigal

Arrestimi i ish deputetit të PD-së Bardh Spahia ka sjellë reagimin edhe të ish-ambasadorit të Italisë në vendin tonë. Paolo Foresti, diplomati që ka shërbyer në Tiranë në vitin e vështirë 1997, përmes një postimi në rrjetet sociale shpreh habinë e tij me arrestimin e Spahisë dhe me heshtjen e faktorit ndërkombëtar. Sipas tij, situata është bërë edhe më e ndezur dhe me një krizë të rrezikshme institucionale.

Paolo Foresti: Po mësoj tani se një mik i dashur, deputet dhe kirurg i njohur është arrestuar në vazhdën e protestave të nisura prej muajsh kundër korrupsioni në Shqipëri. I riu Spahia, djalë i një mikut tim në vitet ’90, kishte ardhur në Milano të premten, më 14 qershor, për të marrë pjesë në prezantimin e librit tim, ku rrëfej për periudhën e vështirë të 1997, e cila duket se po ripërsëritet më shumë se 20 vite pas. Është shumë shqetësuese heshtja e komunitetit ndërkombëtar, dhe mbi të gjitha ato të shtypit dhe të forcave politike evropiane, pasi pas disa muajsh situata është bërë edhe më e ndezur dhe me një krizë të rrezikshme institucionale”.