Panariti tallet me teatrin e largimeve

683
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka ironizuar largimet e disa këshilltarëve të kësaj force politike nga këshilltat bashkiak.
Ai i quan “lakror mercenarësh në tepsinë e ndryshkur të Rilindjes”, këshilltarët e larguar, referuar së fundmi atyre në këshillin bashkiak të Devollit.
“Lakror “mercenaresh” ne tepsine e ndryshkur te Rilindjes??? !!! Tre anëtarët e këshillit Bashkiak të Devollit, përkatësisht përfaqësues të Demokracisë Sociale, Partisë Social Punëtore dhe PDRE largohen nga LSI?!!…Ç’farë karagjozllëku !! Sa për kryetarin, ai është blerja e radhës me presion vendi pune, me arsyetimin të mbrohemi nga rreziku rus i opozitës…. Kur të mbaroje teatri do t’u japim dhe statistikat”, shkruan Panariti.
Sigal