Panariti: Siguria ushqimore është siguri Kombëtare!

451
Sigal

Nga Edmond Panariti:

Siguria ushqimore është siguri Kombëtare! Ashtu si laboratori qëndror i kriminalistikës apo organet investigative kombëtare nuk mund ti besohen privatit, po ashtu edhe zbulimi, identifikimi dhe vlerësimi ndotësve kimikë, radioaktive dhe agjentëve patogjenë në ushqime nuk mundet tu “delegohen” të treteve. Sepse këta ndotës, janë agjentë të dëmtimit në masë dhe sipas kushtetutes shteti përgjigjet për sigurinë dhe mirëqënien e shtetasve të tij.. dhe jo Privati. Ky ka qenë dhe mbetet parimi mbi të cilin Bashkimi Evropian, investoi me dhjetëra miliona euro në ngritjen e rrjeteve laboratorike qëndrore (ISUV) dhe ato private laboratorët rajonalë. Kwtij i shërben edhe projekti prej 5 milion euro i sigurisë ushqimore i financuar nga BE. Nëse qeveria ndryshon kurs dhe vendos që monitorimin zyrtar të ndotësve tja u kalojë privatëve, sëpari thyen ligjin mbi ushqimin dhe së dyti duhet ti kthejë pas Bashkimit Evropian, milionat e eurove që u harxhuan dhe që po harxhohen ende që ushqimi dhe siguria e tij të mbeten sovranitet shtetëror.