Panariti: Shqipëria, si një “kavje” për testim të model-reformave

432
Sigal

Ish-ministri Edmond Panariti deklaron se Shqipëria po përdoret si “kavie” për të testuar reformat, të cilat në vend të zhvillimit sjellin rrënim. Në një postim në Facebook, ish-ministri i LSI shton se edhe kur testet me “kavie” dështojnë eksperimentuesit nuk penalizohen.
Shqipëria, si një “kavje” për testim të model-reformave me rrënim /rrafshim! Po nuk eci testi, “kavja” paralizohet dhe dëmtohet, ndërsa eksperimentuesit mbajnë shënim për përmirësime në eksperimentet e tyre të radhës”,- shkruan Panariti.
Aludimi i ish-ministrit lidhet me reformën në drejtësi, e cila nga ekspertët ligjorë cilësohet si e dështuar dhe produkti i këtij eksperimenti, që deri më sot, ka sjellë pasoja të rënda për vendin duke e lënë pa gjykatat kryesore.

E njëjta situata e ngjashme me reformën ka ndodhur dhe në Serbi. Ashtu si në Shqipëri edhe në Serbi reformat u financuan nga BE, por për Serbinë asnjë ndërkombëtar nuk flet.