Panariti: Reformat, strukturat, institucionet që ngrihen mbi rërë dhe nuk ushqehen nga poshtë, vdesin “si kuajt”!

391
Sigal

Nga Edmond Panariti

Kalit të dhuruar nuk i numërohen dhëmbët! Po kujt i duhen kuajt “pa dhëmbë”?  Ne vitet 90-të, kundërshtimit tonë për të zbatuar një projekt miliona dollarësh si dhuratë nga një vend mik Evropian por abuziv dhe i paefektshëm për shqiptarët, një diplomat i atij vendi ju përgjigj :” Kalit të dhuruar nuk i numërohen dhëmbët”! Por ne e dinim atëherë, sikundër e dimë edhe sot se kuajt pa dhëmbë nuk i duhen kurrkujt sepse “nuk ushqehen” dhe ngordhin… Në fakt kali i viteve 90-të, ngordhi shpejt dhe bashkë me të edhe miliona dollarë për blerjen e tij. Më vonë “vdiqën” edhe shumë kuaj të tjerë të racës evropiane, sepse nuk e hanin barin dhe tërshërën shqiptare. Prandaj reformat, strukturat, institucionet që ngrihen mbi rërë dhe nuk ushqehen nga poshtë, vdesin “si kuajt”!