Panariti reagon për projeksionet e OKB mbi popullsinë: Një hap na ndan nga shuarja

160

Ish-ministri Panariti ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me projeksionet e OKB mbi moshën mesatare të popullsisë për vitet e ardhshme.

“Edhe projeksionet e OKB mbi moshën mesatare të popullsisë per dhjetevjecaret qe vijnë, vertetojne zvogëlimin dramatik te popullit shqiptar. Zvogëlohemi me shume se kater here deri ne fund te ketij shekulli! Mbetemi një grusht njerëzish të moshuar,”-shkruan Panariti.

Postimi i plotë:

Një “zbrazje” e frikshme po na pret! Një hap na ndan nga shuarja. Si i bëhet?

Edhe projeksionet e OKB mbi moshën mesatare të popullsisë per dhjetevjecaret qe vijnë, vertetojne zvogëlimin dramatik te popullit shqiptar. Zvogëlohemi me shume se kater here deri ne fund te ketij shekulli! Mbetemi një grusht njerëzish të moshuar.

Nga populli ende me i ri nga vendet e marra ne studim në 2020, sipas OKB do te kthehemi ne popullin me te plakur në Evropë me moshë mesatare 61.5 vjec… Gjashte dhjetevjecaret do ta ndjejnë veten te rinj dhe me te ardhme! Qesharake!

Si mberritem deri ketu?! Deri ne fillimet e viteve 90 të, diktatura komuniste ne menyre mizore dhe te dhunshme pengoi levizjen e lire te njerezve.

Per te levizur jashtë as qe behej fjale por edhe brenda vendit ajo nepermjet shkopit të “pasaportizimit” imponoi nje stabilitet dhe njetrajtshmeri demografike të popullsisë , nga jugu ne veri.. Njetrajtshmeria demografike solli njetrajtshmeri zhvillimi te vendit , brenda kornizave të izolimit ..

Por sigurisht edhe barazi ne varfëri! Populli shqiptar asaj kohe kishte moshen me te re ne Evropë dhe me rritje te shpejte. .. Nga dy milionë ne vitet 70 te, arriti ne tre milionë ne vitet 80 te… Dara e diktatures, mizoria e saj e mblodhi dhe e “formatoi” vendin me dhunë dhe force .. Ky ishte qëllimi i diktaturës.. Enver Hoxha, ja tha hapur kete profesorit francez Paul Miliez që kujdesej per shendetin e tij.. Ky e pyeti diktatorin, se si ishte e mundur per nje intelektual qe kish qendruar dhe studiuar ne France, ta mbante popullin e tij te mbyllur dhe të izoluar?!

Enveri ju pergjigj : Profesor, unë do ta mbaj kete popull te mbyllur edhe per disa dhjetevjecare, sepse perndryshe shqiptaret do te bejne ate qe kane bere gjithmonë, do ta lene vendin dhe largohen ne emigrim..

Kush do ta banoje dhe ndertoje kete vend, sipas teje ?.. Tani le te kthehemi te zbrazja e diteve te sotme?

Cili do të ishte mekanizmi i ndaljes se hemorragjise dhe i mbylljes se plages se emigrimit? Vetëm nje! Punesimi, Ekonomia, prodhimi, biznesi i vogël dhe i mesem! Pasurite kombetare, nafta, kromi, bakri, etj u takojne dhe tu kthehen shqiptareve. Me te ardhurat nga to, te financohen spitalet, cerdhet, shkollat, asistenca, pensionet.

Pra duhet nje kthese 180 grade, në modelin e zhvillimit ekonomik te vendit, i cili duhet të garantojë që “ujërat” e te ardhurave dhe të mirëqenies, te rrjedhin nga lartë – poshtë dhe jo si tani nga poshtë lartë.