Panariti nxjerr shifrat nga dogana: Qeveria favorizon importin e qingjave, s’ka siguri ushqimore

626
Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka publikuara sot të dhëna rreth importit që ka bërë vendi ynë të gjësë së gjallë, çka sipas tij ka ndikuar negativisht në tregun shqiptar.
Panariti, i cili ka kundërshtuar edhe më herët mbylljen e thertoreve jep eksperienca të vendeve të BE-së, të cilat nuk i kanë mbyllur por u kanë dhënë rekomandime sesi ato mund të jenë brenda standarteve të duhura.
Reagimi 
Qindra thertore te vogla dhe pika therje u mbyllen forcerisht ane e mbane vendit. Po perse raprezaljet mbi to nuk kane lidhje me sigurine ushqimore? Shihni me qetësi treguesit e meposhtem dhe gjykoni.
Sipas Drejtorise se Përgjithshme te Doganave, ne tremujorin e fundit te 2017, u importuan 3498 qingja te gjalle, nderkohe qe ne te njëjtën periudhe te një viti me pare importi i tyre eshte zero. A u favorizua importi?!!….Gjykojeni ju vete!! Por le te vazhdojmë me tej arsyetimin. Statistikat tregojne se ne fund te 2017, një kg mish qingji u shit ne treg me 5000 leke te vjetra nga 3200 leke te nje viti me pare, pra një rritje me 36%. A u dëmtua konsumatori?! …. Gjykojeni ju vete.!!
…..Se fundi perse ky aksion nuk ka të beje me sigurinë ushqimore?
Blegtoria shqiptare mbizoterohet nga bagëtitë e imta. Qingjat tane, mbahen kryesisht ne kullote, ndërsa bagetite e importuara janë te rritjes Industriale, pra ushqehen me koncentrate dhe premikse.. Cilat janë me te sigurta? Gjykojeni vete.!!
Bashkimi Europian ka standartizuar dhe licensuar pikat e therjes dhe thertoret e vogla. Merrini keto direktiva dhe pershtatini me bizneset tona te vogla te përpunimit te mishit por mos i rafshoni ato?! Ne Gjermani, France, Itali ka me mijëra pika therje dhe thertore te vogla te cilat janë pjese e tradites dhe e vlerave lokale…. Ato janë furnizuesit kryesore të prodhimeve te tyre te markës dhe te agroturizmit.. Jane keta te vegjël qe na bëjnë ne te mëdhenj, thonë operatoret turistike te këtyre vendeve.
Sigal