Panariti në Washington, takon Kongresmenin e Alabamës, Robert Aderholt

467
Ministri Panariti vijon axhendën e takimeve në Washington me Kongresmenin e Alabamës, Robert Aderholt, Kryetari i Komitetit të Buxhetit për Bujqësinë.
Ministri i Bujqësisë informoi kongresmenin Aderholt, për rritjen e eksportit të bimëve aromatike në tregun amerikan, nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve përpunuese dhe ekstraktuese duke i dhënë prodhimeve tona bujqësore vlerë të shtuar. Ministri Panariti, i kërkoi kongresmenit mbështetjen për zhvillimin e bujqësisë në zonat e pa favorizuara të Shqipërisë. U bisedua për rritjen e industrisë së peshkut, kapacitetit të saj përpunues dhe mundësisë së rritjes së eksporteve drejt SHBA. Nga ana e tij, kongresmeni Aderholt vlerësoi bujqësinë si një ndër sektorët prioritar për zhvillim e ekonomisë dhe premtoi mbështetje amerikane për realizimin e këtyre projekteve.
Sigal