Panariti në Korçë/ “Me 12 milion euro në vit, nuk e ndihmojmë dot bujqësinë, LSI do të 5-fishojë buxhetin”

Ministri i Bujqësisë njëkohësisht edhe kandidati i LSI-së që kryeson listën e Korçës, Edmond Panariti në një prononcim për mediat ka përshendetur marrëveshjen politike e cila sipas tij garanton një proces zgjedhor të pakontestueshëm. Në lidhje me çmimet e produkteve bujqësore, ministri Panariti u shpreh se me programin e LSI, për 4 vitet e ardhshme, bujqësisë do t’i 5-fishohen fondet dhe do të merren masa drastike për të mbrojtur prodhimin vendas. “Me 12 milion euro në vit, nuk e ndihmojmë bujqësinë, LSI do të 5-fishojë buxhetin”, është shprehu Panariti për gazetarët.