Panariti në fabrikën e ambalazheve Korçë: Investim i mençur, tregu vendas ka nevojë

429
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti vizitoi fabrikën e ambalazheve metalike në Drenovë, në Korçë. Në fjalën e mbajtur Panariti theksoi se ky është një investim shumë i rëndësishëm për zonën e Korçës që ofron punësim për banorët e zonës. “Është i vetmi investim i këtij lloji në Shqipëri. Ambalazhi metalik i prodhuar nga kjo kompani shërben për paketimin e prodhimeve të bulmetit dhe vajrave vegjetal”, është shprehur Panariti. “Në bisedën që pata me drejtuesit e saj, ata më siguruan për zgjerimin e gamës së produkteve dhe për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese. Një investim i mençur i cili dëshmon se idetë e mira gjejnë terren dhe zbatim në tregun vendas”, ka vijuar ministri.
Sigal