Panariti në Durrës: Mbështesim kërkesat e peshkatarëve

620
Ministri Panariti ditën e sotme është takuar me peshkatarët tek Porti i Ri në Durrës. Ministri i siguroi peshkatarët për mbështetjen e qeverisë përsa i përket plotësimit të kërkesave të tyre dhe për të siguruar kushte të favorshme të punës në një nga sektorët me potencialet më të mëdhenj për zhvillimin e ekonomisë. Sipas tij, peshkimi i formalizuar, lehtëson aksesin e peshkatarëve tek subvencionet shtetërore dhe në projektet evropiane të dedikuara këtij sektori. Nga ana e tij, kryetari i Shoqatës së Investitorëve në Sektorin e Peshkimit, Helidon Rruga, ka prezantuar kërkesat e peshkatarëve për uljen e barrës fiskale për peshkatarët, për subvencionimin e naftës, e cila përbën 40% të kostos finale, për ndërtimin e kantierëve për riparimin e anijeve të peshkimit, për mbështetjen me politika lehtësuese shtetërore dhe me grante nga projektet ndërkombëtare. Gjithashtu, është folur për funksionalitetin e portit të ri në dobi të anijeve të peshkimit.
Sigal