Panariti në Devoll: LSI, është derë e hapur për çdo shqiptar në nevojë

473
Ministri i Bujqësisë, njëkohësisht krzesuesi i listës së kandidatëve për deputetë te LSI-së në Qarkun Korçë, zhvilloi përgjatë fundjavës, disa takime në rrethin e Devollit dhe konkretisht në qytetin e Bilishtit, si dhe në fshatrat Dobranj dhe Cangonj.

Në këto takime, ku merrnin pjesë dhe kandidati i LSI-së për deputet, Ilir Cenolli dhe koordinatori Thanas Poçi, Panariti tha se, Lëvizja Socialiste për Integrim, të gjitha energjitë e saj, i ka përqendruar te nevojat e qytetarëve, në qytet e fshat, për të qenë sa më afër nevojave të tyre. LSI s’ka qenë pjes e komploteve e skutave dhe kjo ka bërë që kjo fortë politike të ruajë integritetin e saj dhe parimet për të cilat u krijua. Qëllimi jonë është zhvillimi dhe integrimi i vendit”.

Duke folur për programin e e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Panariti e vuri theksin te politikat dhe programi i partisë për zhvillimin e qytetit, përmirësimin e infrastrukturës, arsimimin më cilësor të fëmijëve, hapjen e vendeve të punës, si dhe zhvillimin e bujqësisë, si motorri i ekonomisë kombëtare. “Timoni i politikës duhet të ndryshojë dhe LSI ka një vëmendje të veçantë ndaj fshatit, ndaj mbështetjet për bujqësinë, duke 5-fishuar investimet e fondet, ndërsa taksat do t’i bëjmë zero për 5 vitet e ardhshme”, theksoi Panariti.

Para anëtarëve, mbështetësve e simpatizantëve të LSI-së në dy fshatrat Dobranj dhe Cangonj, si dhe në qytetin e Bilishtit, Panariti iu tha të pranishmëve se në këto 27 vite, keni dëgjuar vetëm oferta e premtime, ndaj ka ardhur koha që t’i besoni LSI, ta nxjerrim forcë të parë në zgjedhjet e 25 Qershorit dhe me mbështetjen e kësaj force politike, e cila ka objektiva e programe të qarta, të kthejmë shpesën e këtij vendi, shpresën e të rinjve për të mos u larguar drejt emigrimit. “Unë, kolegët e mi që kandidojnë për LSI dhe vetë Lëvizja Socialiste për Integrim, do të jenë avokati juaj, do të jenë dera juaj e hapur, dera e hapur e çdo shqiptari, për t’ju gjendur pranë”, theksoi Ministri Panariti.
Sigal