Panariti në Buçimas: Programi i LSI-së ka në qendër zhvillimin rural

447
Në vijim të takimeve për prezantimin e programit qeverisës së LSI, Panariti takon banorët e disa lagjeve informale në njësinë administrative Buçimas dhe në bashkëbisedim me banorët e këtyre zonave u njoh me problemet e komunitetit.

“Dëgjova me vëmendje gjithë shqetësimet tuaja. Sistemimin e ujërave të zeza të cilat përbëjnë rrezik dhe janë burim infeksionesh për komunitetin, ndriçimi rrugor dhe sistemi integruar vaditës, janë synimi ynë”, – është shprehur Panariti gjatë takimit. Panariti siguroi banorët se vota për programin e LSI është votë për zgjidhjen e problemeve të bashkësisë ku ata jetojnë. “Programi i LSI ka në qendër e vëmendjes zhvillimin rural dhe mbështetje financiare 5 herë më të madhe për sektorin bujqësor”, ka nënvizuar Panariti.
Sigal