Panariti merr mbështetjen e banorëve të Pustecit: Investime për bimët medicinale, përpunimin e qumështit dhe pemtarinë

475
Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun Korçë, Edmond Panariti, njeherësh edhe Ministër i Bujqësisë, ka pasur në axhendën e tij të takimeve, fshatrat e Bashkisë Pustec, ku është njohur nga afër me shqetësimet dhe problematikat e banorëve. Fshatrat Lajthizë, Gollomboc dhe Goricë, ishin tre fshatrat ku Panariti takoi banorët, u njoh me shqetësimet e tyre dhe deklaroi se, do të bëhet gjithçka për t’i lehtësuar sadopak shqetësimet e tyre.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka zhvilluar një takim me fermerët e fshatit Lajthizë, në Bashkinë e Pustecit, ku ka diskutuar rreth problematikave dhe shqetësimeve që kanë fermerët e zonës. Në fokusin e diskutimeve ka qenë mungesa e vaditjes, e cila është një problem mjaft shqetësues për këtë zonë. Sipas Panaritit, fermerët e Lajthizës janë të mirëorientuar përsa i përket kultivimit të kulturave në pemtari, sipas kërkesave të tregut, por vëmendje e veçantë do të tregohet në sistemin e vaditjes, pasi prej vitesh kjo zonë edhe pse ka liqenin e Prespës shumë afër tokave bujqësore, asnjëherë banorët nuk kanë mundur ta shfrytëzojnë për shkak të mungesës së fondeve në sistemin e vaditjes. Ministri iu ka garantuar fermerëve zgjidhjen e menjëhershme të problemeve të tyre në këtë aspekt. Nga ana tjetër, vet fermerët kanë pohuar se, të ardhurat kryesore për familjet e tyre sigurohen nga bujqësia dhe garantimi i sistemit të vaditjes do t’i ndihmonte ata në rritjen e cilësisë duku siguruar kështu lehtësim në punën e tyre’.

Takimi i radhës i kandidatit të LSI, Edmond Panariti ka qenë në fshatin Gollomboc të Pustecit, në fshatin e Sterjo Spases, siç e njohin të gjithë. Mbi 300 banorë jetojnë me kultivimin e bimëve medicinale, siç është çaji, kërpudha por edhe peshkimi. Në një takim me banorët e zonës dhe shoqatës së grumbullimit të bimëve medicinale, Ministri i Bujqësisë është njohur nga afër me problemet e banorëve. Mungesa e pikës së grumbullimit dhe tregtimi në sasi të mëdha, ka qenë një ndër shqetësimet e banorëve të fshatit Gollomboc. Gjatë inspektimit nga afër në parcelat e mbjella me caj, Panariti ka premtuar se shumë shpejt do të krijohet një pikë grumbullimi dhe paketimi për shitjen e çajit në paketa të vogla, duke rritur kështu të ardhurat e banorëve dhe lehtësimin e tyre për tharjen e kulturës së çajit.

Më pas, axhenda e Z.Panariti ka vijuar në zona të tjera dhe konkretisht, në fshatin Goricë. Banorët e këtij fshati në zonën e Pustecit jetojnë me blegtori, duke siguruar të ardhurat për familjet e tyre. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka shkuar drejt fshatit duke takuar nga afër banorët e kësaj zone, ku është njohur me peripecitë dhe problemet që ata hasin çdo ditë. Prej vitesh kjo zonë siguron të ardhurat nga blegtoria, ndërsa udhëtojnë kilometra për të tregëtuar qumështin drejt fshatrave të Korçës, për shkak të mungesës së një baxhoje. Ata i kanë kërkuar ministrit sigurimin e një investimi të tillë për përpunimin e produkteve të qumështit, pasi kostoja e transportit rëndon në xhepat e tyre. Nga ana e tij, ministri Panariti ka pohuar se, brenda një kohe të shkurtër do të bëhet i mundur investimi në një baxho për të lehtësuar sadopak blegtorët, ndërsa ka theksuar se, të gjithë ata banorë që janë prekur nga sëmundja e gjedhit, LSD, do të kompensohen, proces ky i nisur prej disa muajsh.

Në të tri fshatrat, Panariti iu ka kërkuar banorëve, që të mbështesin Lëvizjen Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 25 qershorit, me qëllim që, kjo forcë politike të mund të vërë në zbatim programin e saj. “Gjendemi pikërisht në fshatrat tuaja dhe meqë jemi këtu, më lejoni t ‘ju bëj me dije se, LSI ka një program të shkëlqyer dhe shumë praktik për zhvillimin e bujqësisë. LSI është një forcë që bujqësinë, si një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit, e ka prioritet.

Pikërisht për këtë, ne kemi vendosur që në 4 vitet e ardhshme, të bëjmë zero taksat për bujqësinë, për imputet bujqësore, për makineritë dhe në tërësi, të 5-fishojmë buxhetin për bujqësinë, me qëllim që, të rriten ndjeshëm subvensionet në bujqësi”, theksoi Panariti. Më tej, ai shtoi se, në programin e LSI është edhe rritja e pensioneve, e cila t’u vijë në ndihmë njerëzve të moshës së tretë, do të ketë një trajtim ndryshe të tyre, ndërsa për arsimin, LSI ka në fokus të saj të rinjtë, për një shkollim dinjitoz dhe të orientuar mirë.

Banoret e Bashkise Pustec, i kane premtuar Z.Panariti mbeshtetje ne zgjedhjet e 25 qershorit dhe voten e tyre per LSI, si nje force politike qe atyre iu kthen besimin dhe iu ngjall shpresën.
Sigal