Panariti: “ LSI ka në qendër të vëmendjes zhvillimin rural dhe mbështetje financiare 5 herë më të madhe për sektorin bujqësor”

415
Në vijim të takimeve për prezantimin e programit qeverisës see LSI, Panariti takon banorët e disa lagjeve informale në njesinë administrative Buçimas dhe në bashkëbisedim me banorët e këtyre zonave u njoh me problemet e komunitetit.

“Dëgjova me vëmendje gjthë shqetësimet tuaj. Sistemimin e ujërave të zeza të cilat përbëjnë rrezik dhe janë burim infeksionesh për komunitetin, ndriçimi rrugor dhe sistemi integruar vaditës, janë synimi ynë”, është shprehur Panariti gjatë takimit.

Panariti siguroi banorët se vota për programin e LSI është votë për zgjidhjen e problemeve të bashkësisë ku ata jetojnë.

“Programi i LSI ka në qendër e vëmendjes zhvillimin rural dhe mbështetje financiare 5 herë më të madhe për sektorin bujqësor”, ka nënvizuar Panariti.
Sigal