Panariti: LSI del forcë e parë, s’është ambicie, por rezultat i mbështetjes nga zgjedhësit

420
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, ka folur sot gjatë një interviste në Report Tv, për situatën e fundit politike, zhvillimet brenda LSI, mendimet e tij në lidhje me zgjedhjet e Ilir Meta Presidënt i Republikës dhe drejtimin e e partisë nga Petrit Vasili.
Panariti, foli gjatë bisedës me moderatorin, edhe për çeljen e subvensioneve për fermerët, përgjatë vitit 2017 dhe kategotitë që do të përfitojnë.
Në një komunikim me median pak çastre më parë, Kryeministri Rama, në një komunikim me median, bëri të ditur ofertën e takimit të një dite më parë për Partinë Demokratike për të hyrë në zgjedhje. Ju duket një ofertë që mund të zgjidhte krizën që ditën e djeshme?
Ne jemi vonuar tej ekstremeve për zgjidhjen e këtij ngërçi dhe rasti më i mirë ka qenë data 25 prill, platforma “McAllister”. Ishte një bazë e mirë mbi të cilën mund të arrihej kompropmisi dhe unë shpresoja e dëshiroja, sikurë të gjithë faktorët politikë, sikurë Lëvizja Socialiste për Integrim, si të gjithë votuesit. Populli shqiptar shpresonte që ardhja e eksponentëve të lartë të Bashkimit Evropian, nga PPE. Por natyrisht, edhe më përpara ka pasur zëra mjaft të qartë nga eksponentë të lartë të polititikës së lartë evropiane, siç është Ministri i Jashtëm i Gjermanisë. Pra, për mendimin tim, McAllister paraqiti një dokument, e cila duhët të ishte baza e një kompromisi, që për fat të keq nuk u arrit dhe që e futi përseri procesin në një ngërç, pra që hapi edhe një herë një problem, një impas, që fare mirë mund të ishte zgjidhur më datën 25. Dhe brenda afateve norale të zgjidhjes së ngërçit. Tashmë jemi në limitet kohore, parlamensi sot, prakikisht është shpërndarë, gjqë që i bie që ne, së shpejti të futemi në fushatë zgjedhore, ndërkohë ne nuk kemi zgjidhur akoma probleme esenciale, për të cilat, natyrisht, kemi krijuar dhe një paradoks, për herë të parë në skenën politike shqiptare, ku një nga forcat kryesore të vendin kërcenon për mosmarrje pjesë në një proces zgjedhor, duke krijuar një anomalitet të papërjetuar në këto 27 vite demokraci, do të kemi një proces që pavarësisht se etiketohet si legjitim, ndoshta edhe nga faktorë të huaj, përmban në vetvete një anomali të madhe. Megjithatë zgjedhje do të ketë, duhet të ketë, pasi ky sistem është ndërtuar mbi bazën e zgjedhjeve, pluralizmi ka në themel të tij sistemin zgjedhor, zgjedhjet e lira dhe për rrjedhojë, nuk mundet që të përdoret në mënyrë ultimative bojkoti apo mospjesëmarrja për të penguar një proces, i cili qëndron në themel të të gjitha zhvillimeve demokratike, qëndron në themel të krijimit të institucioneve. 
Pra, në interpretimin tim, është një situatë absurde, por që detyrohemi ta përballojmë dhe të gjejmë një zgjidhje.
Zgjidhja që i është ofruar dje opozitës, me një zëvendëskryeministër, me një ministër politik edhe për teknologjinë, që të përgatisë zgjedhjet e 2019, me zëvendësministra tk drejtësia etj, pra në task forcë për monitorimin e gjithëçkajë që ndodh në fushatë zgjedhore…
Këtu ekziston çështja e riinstalimit të një krime të besimit dhe jo rastësisht, Lëvizja Socialiste për Integrim, nëpërmjet themeluesit të saj, Ilir Meta insistoi në një qeveri besimi, që të mbante në themel këtë koncept, pra besueshmërinë për të drejtuar e çuar përpara një proces zgjedhor. Çështja e shtimit të një portotili ministri, e atij që do të monitorojë zgjedhjet etj, si do shtohen ministriat, janë teknikalitete. Problemi është se, qeveria duhet të krijojë besueshmëri tek opozita dhe ky ka qenë edhe thelbi i negocimit. Nëse ka pasur apo jo deformime nga platforma “McAllister”, kjo është çështje që ta interpretojnë. Unë kam qenë pjesë e atyre negociatave, por kryesorja është që kjo situatë të mbyllet sa më parë, është e dëshirueshme që edhe në këtë limit kohor, ndoshta edhe në kapërcim të limiteve kohorë, edhe në kapërcim të afateve kushtetuese, të shpresojmë që ne të kemi Partinë Demokratinë Demokratike në zgjedhje, gjë që do ta kthente në normalitet një proces, i cili në këto kushte, për mentimin tim, do të deformohej rëndë, pavarësisht se mund të konsiderohet legjitim. 
Panariti, a besoni se do të ketë shanse të zgjidhet ky ngerç? Jemi në limite, gjithmonë po i shtyjmë limitet…çfarë duhet të bëjnë palët politike, faktori ndërkombëtar, mund të jetë e nogociueshme data e zgjedhjeve, që edhe qytetarët të jenë pak më të qartë?
Pikë reverimi është kushtetuta e vendit, por kushtetuta nuk është dokument i ngrirë. Ajo është një dokument, përe t’u mbajtur si pikë referimi. Është fullneti i palëve për të gjetur dakorësinë e zgjighjes së ngërçit. Unë gjithmonë mendoj se ka kohë, në rast se ka vullnet për të zhbllokuar problemin, por koha nuk është e pafund, ajo është e limituar. Ajo që shikoj është dekurajuese. Nuk shikoj që të kemi një korrigjim të pozicioneve. Edhe në momentet e fundit, edhe në konferencat për shtyp të palëve, nuk ka konvergjim dhe kjo më bën të dëshpërohem, ashtu siç dëshpërohen qindra mijëra votues, të cilët kërkojnë që të kemi pjesëmarje të të gjitha forcave politike, në një proces normal zgjedhor, në një proces legjitim, por edhe të pranueshëm në perceptimin publik, ku duhet të ketë garë, ku duhet të ketë konkurencë dhe jothjesht pjesëmarrje. 
Ndalmi pak te Lëvizja Socialiste për Integrim, ku jopak ndryshime kanë ndodhur gjatë kësaj jave, ku Meta është Presidenti i zgjedhur i Republikës dhe u bënë edhe zyrtarizimnet e drejtuesve të rinj të LSI, Vasili si kryetar dhe Znj.Kryemadhi si nënkryetare. Si i keni priotur këto ndryshime gjatë ditës së djeshme dhe, pavarësisht dhe kishte edhe rrjedhë logjike, pasi Vasili u votua unanimisht…?
Së pari mendoj që, ka qenë një fat për skenën politikë shqiptare, që Ilir Meta është zgjedhur president i vendit. Është figura më konsensuale, është një figurë me përvojë të jashtëzakonshme politike, një figurë me qetësi, me maturi, me pjekuri, pasi në atë pozicion, më shumë se kurrë, kërkohet një personalitet që të dijë të respektojë kushtetutën, të dijë të krijojë frymën e kompriomisit dhe të dijë të ndërhyjë kur krijohen ngërçet. Kjo është pritshmëria e të gjithë opinionit publik, e popullit shqiptar për Presidentin e Republikës, i cili nuk duhet të jetë thjesht një figurë ceremoniale, por një figurë që duhet të ndërgyjë në momente ngërçi, krizash, siç është momenti i tanishëm, apo i nërçeve që mund të krijohen në të ardhmen.
Në radhë të parë, presidenti i Republikës është një autoritet moral, që qëndron mbi palët dhe që duhet të gëzojë besimin mes palëve, në mënyrë që të ndërhyjë në zgjidhjen e ngërçeve. 
Mund të luajë rol Meta në këtë situatë që jemi, edhe pse është vetëm president i zgjedhur?
Padyshim. Së pari, Meta është një politikan karriere, është një personalitet. Edhe në pozicionin e presidentit të zgjedhur, edhe sikurë të mos ishte, do ta bënte personin më të përshtatshëm për të ndërhyrë në procesin e negociatave dhe arritjes së kompromisit. Aq më tepër, që tashmë është edhe Presidenti i zgjedhur dhe e ka këtë atribut për të bërë ç’është e mundur, ashtu siç jam i bindur që edhe në këto momente po përpiqet për të gjetur një zgjidhje kompromisi në këto afate që tashmë duket në mbaruara. Këshrtu që, tashmë Meta kalon në pozicionin e Presidentit të Republikës, padyshim në në këtë moment ai shkëputet nga jeta politike, largohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Tashmë është president i të gjithë shqiptarëve, duke ruajtur paanësinë dhe ekuilibrat, si dhe duke garantuar atë që është më kryesori, kohezionin social. Dhe, padyshim LSI u fut në proces zgjedhor, për ta lidhur këtë me pyetjen e mëparshme, u fut në procesin e zëvendësimit të themeluesit të saj, e kryetarit të saj historik, me personalitete tq tjera, të cilat nuk i kanë munguar LSI-së, e një ndër to ka qenë dhe mbetet Vasili, zëvendëskryetar i LSI, themelues që nga fillimi dhe një njeri me kontribute të jashtëzakonshme jovetëm në drejtimin partiak, por me përvojë mjaft të gjerë edhe në Ekzekutiv. Mendoj që ishte një zgjidhje shumë e mençur, një zgjidhje që garanton vazhdimësinë. Natyrisht tashmë Vasili, me zgjedhjen si kryetar nga Konventa Kombëtare e LSI, do ta fusë partinë në fushatën e ardhshme elektorale, duke e shprehur qatë ambicien, që ai dje e artikuloi mirë, për ta nxjerrë partinë tonë forcë të parë. 
Kjo është ambicie Panariti?
Kjo nuk është ambicie, është diçka e bazuar tek mbështetja në rritje, që LSI ka tek zgjedhësit e saj, tek simpatia në rritje, në popull. Natyrisht, LSI e ka dëshmuar ndihmën dhe të qëndruarit pranë njerëzve, edhe me institucionet, dikasteret që kemi drejtuar, kemi mbështetur zhvillimin e vendit, ndërsa na jetën parlamentari, Grupi Parlamentar i LSI ka qëndruar gjithmonë larg retorikës. Nëse ju do t’i bëni një kërkom jetës së parlamentit, nuk besoj se do të gjeni, acarim, fyerje, stigmatizim, anatemim nga deputetët e LSI, të cilët kanë qenë të fokusuar vetëm tek problemi, tek axhenda e partamentit dhe i janë shmangur konfliketev, retorikës. Kjo është ajo që ka pritur votuesi shqiptar dhe për rrjedhojë, ky qëndrim i balancuar, ky qëndrim kontruktiv, ky qëndrim dinamik, është vlerësuar dhe këtë unë e ndjej çdo ditë, pasi lëviz në të gjithë Shqipërinë, por edhe në zonën ku do të kem nderit për të kandiduar për deputet i LSI, në Qarkun Korçë, ku simpatia, dëshira për të na mbështetur, dëshira për të qenë pjesë e sfidave dhe objektivave tona, është e madhe. Prandaj, LSI forcë e parë, është një realitet i prekshëm dhe i arritshëm dhe prandaj është objektiv i kësaj fushate. 
Vasili deklaroi gjatë konvetës që “sakrifikuam kryetarin tonë, edhe në prag të fushatës, për t’i dhënë zgjidhje kësaj krize”. Ju si e pritët, sepse në fakt, ndodhi shuëm shpejt zgjedhja e Meta president? A kishit dijeni e si u prit në LSI apo edhe nga ju personalisht?
Që Meta ka formatin, përvojën dhe karrierën për të qenë i pari i vendit, kjo nuk diskutohej. Por Meta kishte si imperativ, drejtimin e LSI dhe futjen e saj në procesin zgjedhor. Prandaj dhe ne pak kohë më parë bëmë zgjedhjet brenda partisë. Por, situata evoloi në një mënyrë krej të papritur, ku patëm disa çrregullime në jetën politike të vendit, ku roli i Presidentit të Republikës, ndërkohë që për fat të keq ishim dhe në skadencën e mandatit të presidentit dhe mund të krijohej një vakum i rëndë institucional. Mendoni se çfarë situate do të krijohej nëse ne do të shkonim në pamundësinë e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, gjë që ishte opsion i mundshëm dhe që do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme e që do ta fuste përseri në turbulenca. Prandaj, është e drejtë ajo që ka thënë Vasili dhe është pikërisht ashtu siç e mendoj unë, që Meta bëri një sakrificë, pikërisht për të ruajtur këtë moment koheziv dhe për të garantuar qëndrueshmërinë e procesit, pranoi propozimin e 20 deputetëve për të qenë presidenti i vendit dhe tashmë është në atë pozicion. Lsi e quan këtë një moment sakrifice dhe është vërtet një moment sakrifice, pasi ishim projektuar për të tjera drejtime, për të tjera objektiva. Por në këto rrethana, qenja e Meta si president i vendit, është një shërbim i madh që i bëjmë stabilitetit të vendit, qëndrueshmërisë së institucioneve dhe natyrisht, garantimit të atyre, për të cilat është krijuar edhe ajo çadër, pra një proces nornal zgjedhor, aq më tepër ku ndodhemi edhe në një moment të trazuar të rajonit. Ju po e shikoni çfarë po ndodh në Maqedoni, në Malin e Zi. Meta, përveç një autoriteti të padiskutueshëm, në Shqipëri dhe në rajon, si dhe gëzon një respekt të jashtëzakonshëm. Ju e shikoni që menjëherë pas zgjedhjes, nuk vonuan urimet nga Bashkimi Evropian, por edhe nga fqinjët tanë, pikërisht se e konsiderojnë Meta, me përvojën e tij, me karizmën e tij, si një faktor stabiliteti, si një person i respektuar dhe do të ushtrojë shumë më tepër se paraardhësit e tij, të gjithë autoritetin që i jep autoriteti i postit të Presidentit të Republikës, për të garantuar pikërisht këtë stabilitet, këtë kohezion dhe një normalitet të proceseve demokratike të vendit. 
Ju thatë, është realitet, LSI forcë e parë në zgjedhje. Së dyti, Ju drejtoni Qarkun e Korçës, jeni i pari në listë. Po në këtë qark, cili është objektivi real, apo shifrat reale të LSI në terren, në bazë?
Prej kohësh, ne kemi filluar punën në qarkun e Korçës, në radhë të parë me kompaksimin e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, me zgjerimin e tyre me anëtarësi të re, natyrisht duke mbajtur në mënyrë sistematike, kontsante kontaktet me njerëzit, duke i ndihmuar ata. LSI është forca më solidare e vendit. Ne kemi kontakt të vazhdueshëm me zgjedhësit. Unë si Ministër i Bujqësisë, veçanarisht me fermerët, me blegtorët, por edhe të gjithë eksponentët e LSI janë në terren, për të qëndruar pranë nevojave të qytetarëve, për të biseduar me ta, për mënyrën më të mirë mirë, për t’i ndihmuar ata në këto kohë të vështira dhe natyrisht jemi të fikusuar edhe për realizimin e atyre objektivave sektoriale në sektorët që mbulojmë, në bujqësi, në transport, në infrastrukturë etj dhe besoj se rezultatet në këta sektorë, kanë qenë vërtet inpresionues dhe natyrisht nga kjo pikëpamje, i gjithë elektorati shikon një forcë serioze, një forcë të përkushtuar, një forcë që ato që i vendos si objektiv, përpiqet me mish e me shpirt, me të gjitha mundësitë, për t’i kthyer në realitet. Natyrisht, kjo përbën edhe bazën e një mbështetje në rritje të LSI. Këtë aset, këtë investim, pasi e quaj një investim tonin sistematik në vite, mendoj se do të na kthehet në një rritje të përkrahjes, gjë që do të duket në zgjedhjet e 18 qershorit, ku në qarkun Korçë synojmë të nxjerrim 3 deputetë, nga 1 që kemi pasur. Këtë unë e bazoj në numrat në rritje, në mbëshetjen në rritje, Natyrisht, ne kemi dhe sondazhet tona, që tregojnë se ne jemi në rritje të qëndrueshme, krahasimisht jovetëm më zgjedhjet e vitit 2013, por edhe me ato lokale të 2015 kemi një rritje të ndjeshme. Kjo përbën një bazë të këtij optimizmi, i cili nuk qëndron në ajër, por është realist. Unë jam optimist, por këtë optimizëm e bazoj te monitorimi, te mbikqyrja, tek matja në terren e mbështetjes tonë. 
Kam bindjen e plotë, që Lëvizja Socialiste për Integrim në Qarkun ë Korçës, do të realizojë një rezultat spektakolar, dhe jovetëm këtu, por në shkallë kombëtare. 
Panariti, ndalemi pak te dikasteri që ju drejtori prej afro 4 vitesh, pra Ministria e Bujqësisë. Konkretisht dua të diskutojmë pak për vitin 2017 dhe subvensionet. Bujqësia ka qenë një motorr i zhvillimit ekonomik të vendit. Sa është buxheti për subvensionet dhe si është krasuar me një vit më parë?
Së pari, ju thatë me të drejtë që bujqësia është motorri i zhvillimit ekonomik, pasi është i vetmi sektor që ë mbyll ciklin në serë, të stallë apo arë, e çon në përpunim, ambalazhim, në tredhet e brendshme dhe në eksport. Nuk ka sektor tjetër të ekonomisë tonë kombatëre, që të ketë një cikël të mbyllur. Ky ka qenë dhe objektivi i zhvillimit të këtij sektori, pra ndërtii i zinxhirit të vlerave.
Bujqësia ka një rritje spektakolare. Ju keni një shifer të INSTAT, që thotë se bujqësia është në nivelin e 21 % të PBB, por unë ju garantoj që jemi në nivelin 30 %, për arsye se informaliteti bën që ende të mos kemi raportim real të asaj që ndodh në bujqësi. Por edhe 21 %, sepse i bie që të kesh një “turn over”prej 2 miliardë eurosh, ndërkohë që nga Buxheti i Shtetit, fatkeqësisht, ne marrim më pak se 2 për qind të financimit dhe 0.45 për qind të kontributit të bujqësisë në Prodhimin e Përgjithshëm Bruto, duke qenë ndjeshëm poshtë fqinjëve tanë. Unë nuk po krahasohem me Evropën, por me fqinjët tanë. Po krahasohem me Kosovën, që i jep bujqësisë 64 milionë euro në vit, ndërkohë që ne i japim rreth 13 milionë euro, ndërkohë që Maqedonia i jep 150 milionë euro. Në këto shifra rrotullohemi dhe në subvensionin aktual, të 2017, i cili për fat të keq është aty aty, ose diçka më pak se buxhetet e viteve të mëparshme. Kjo më vë mua si ministër në një sfidë, në një siklet, se si të ruaj financimin e këtij sektori, i cili është jovetëm motorri i ekonomisë shqiptare, por mban të punësuar 43 % qind të forcës punëtorë dhe 50 për qind të popullsisë që jeton sot në fshat. Në këtë situatë, kam qenë i detyruar që të rishikoj mënyrën se si do t’i përdorim këto fonde për subvensione. Ne morëm një vendim i cili është politik, që tashmë, fondet për subvensione, t’i kalojmë në ndihmesë të fermerit të vogël dhe atij të mesëm. Ndërsa sipërmarrjet e mëdha menduam të mos i mbeshtesim me grande, por me mekanizmin e kredisë me interes të ulët. Këtë e bëmë, që të rris numrin e përfituesve në bazë, duke i shpërndarë fondet e subvencioneve vetëm tek fermerët e varfër, me mundësi të ulëta financiare, dhe tek ata të mesëm. Ndërkohë bizneset e mëdha bujqësore, sipërmarrësit e mëdhenj, të mos i trajtojm më me grande, por me kredi të buta. Në këtë mënyrë, ne do të ngremë dhe fusim në ciklin prodhues, si dhe do të sjellin në parametra konkurueshmërie, ata fermerë që tek shteti kanë mbështetjen e tyre kryesore. 
Eshtë mirëpritur kjo skemë nga kontaktet në terren?
Eshtë mirëpritur, sepse ne zgjerojmë bazën e përfituesve, nga 6 mijë në gati 13 mijë, duke bërë dhe axhustimin e skemave. Për shëmbull, në bujqësi, limiti i krerëve për subvension, ka zbritur nga 100 krerë, në 50 krerë. Pra, gjithmonë synojmë të ndihmojmë të voglin, të pafuqishmin. Nga ana tjetër, kemi ngritur fondin e garancisë, një bashkëpunim me BERZH me qeverinë shqiptare, për të injektuar nga bankat kredidhënjen per fermerët. Futja e fondit të garancisë, tashmë ka bërë që tashmë shumë para të injektohen në ekonomi. Por, do të injektohen tek ata që do të kenë mundësi ta marrin kredinë dhe ta shlyejnë. Ndaj jemi tërhequr nga granti për të mëdhenjtë, pasi kaq buxhet kemi, ndërkohë që, me ato ndihmojmë fermerët e vegjël, ata që sigurisht kanë edhe 5, edhe 4, edhe 10 krerë. Fondet e grandit do të shkojnë edhe ata që kanë ngastra të vogla toke, që janë të terren disavantazhues e për t’i mbajtur aty. 
Ndërkohë kemi gjetue dhe mënyra të tjera financimi, falë një iniciative personale, qëkurë mu besua detyra e Ministrit të Bujqësisë dhe që e firmosa së fundmi. Është një fond prej 13 milionë eurosh, për të cilin firmosa me qeveritë danezë dhe atë gjermane, i cili shkon për zonat e varfra dhe ato të paavantazhuara, ku ne po promovojmë agrotuzimin, fermat e vogla që i shërbejnë agrotuzimit, pasi nuk mund të konkutojnë me fermat e mëdha të zonës së Myqezesë apo zonave të tjera. Këto miniferma në zona të ndryshme, nuk kanë si prioritet prodhimin masiv, por i shërbejnë agrotuzimit dhe kanë për qëllim thithjen e vizitorëve. Këto miniferma, kanë kfijuar modele agroturitikë të shumë dhe nga 20 ferma qe këmi pasur, tashmë ky numër po shkon në 200. Këto ferma janë një flerë dhe ofertë e shtuar për popullatës, pasi ofrojnë resstorane dhe specialitete unikale, tregje të vogla etj. Në skemat tona të financimit janë prioritet edhe fermat organike, për të cilat që arrijnë të fitojnë certifikimin si të tilla, kemi vendosur dhe nje shpërblim prej 200 mijë lekësh të reja.
Në këtë financim danezo-gjerman janë përfshirë zina zona, si e Kukësit, Pogradecit, Mokrës, Korçës, zonat me terrene të thyera që kanë avahnazte më të vogla. Po ashtu, do të mbështeten bagëtitë e imëta dhe në veçanti këtë vit, do të mbështetet akuakultura dhe prodhimi i mjaltit, i cili për shkak të ndryshimeve krimaterike, mori një goditje këtë vit.
Sigal