Panariti: Kush po na i turbullon ujërat?

480
Sigal

Nga Edmond Panariti

Kush po na i turbullon ujërat? Media bëhet sërish protagoniste e zbulimit me ndotje fekale të ujit, por kësaj here të ujit të ambalazhuar. Ky ujë i cili blihet me para, duhet të jetë thuajse steril por sipas një analize jo zyrtare nga nje institut publik ,e theksoj “publik” rezulton jashtë standartit. Pra mesazhi që jepet është: “Qytetarë, ju po blini ujë me semundje, ujë me infeksione!”. Po dëmtoni shëndetin tuaj me para! Padyshim në kushtet kur edhe ujësjellësi nuk garanton furnizim me ujë të pijshem, situata bëhet alarmante ndërsa paniku dhe stresi në popull është në rritje. Çfarë duhet të ndodhte sipas ligjit? Menjëherë duhet të bllokoheshin të gjitha kompanitë dhe dërgesat e ujit tyre të ambalazhuar në markete. Emrat tregetare të ujit të ambalazhuar duhet të ishin bërë publike, në mënyrë që edhe ata konsumatore që i kanë blerë këto produkte apo bar restorante që janë furnizuar me të, ti flakin ato. Përse nuk ndodh? Kush po i turbullon ujërat? Dikush duhet të sqaroje dhe dikush duhet të pergjigjet sipas ligjit.