Panariti, kryediplomat apo bahçevan i Ministrisë së Jashtme

500
Sigal

Pas skandaleve që kanë mbërthyer përfaqësitë tona në botë fshihet titullari i Ministrisë së Jashtme. Personi, i cili duhet të pezullojë cilindo titullar që i ka mbaruar afati, rri i heshtur dhe fle gjumë pasi nuk do ta prishë me Kryeministrin apo Presidentin e vendit.  Në numrin e kaluar ne zbardhëm fakte, ku diplomat e rangjeve të larta kanë vite të tëra që vegjetojnë në qoshet e përfaqësive tona diplomatike, duke shkelur të gjitha parametrat e përcaktuara në ligj në lidhje me kohën e qëndrimit. Këtu, ne, nuk u morëm me përzgjedhjen e tyre pasi ky është një rast unikal, ku të afërmit e pushtetarëve aktualë të partisë në pushtet kanë zaptuar  anekënd ambasadat, zaptim që do ta kishte zili  edhe vetë diktatura komuniste e para viteve ‘90. Këto raste janë diskutuar, përfolur dhe e vetmja rrugë shpëtimi për dinjitetin e këtij shteti  dhe kësaj diplomacie është largimi i kësaj qeverie klienteliste  që ka kaluar çdo lloj mase dhe i ka humbur morali. Por ne do i bëjmë prezente në ditët në vijim emrat e atyre që nuk kanë shtetësinë shqiptare dhe janë funksionarë në ambasada vetëm e vetëm se kanë në pushtet e ndryshme të Tiranës njerëzit e tyre të afërm. Rasti më skandaloz është ai Konsulles së Milanos, por edhe i disa emërimeve të bëra kohët e fundit në Austri si në ambasadë, edhe në prezencën tonë pranë OSBE-së. Por këto emërime si dhe shumë të tjera kohët e fundit bëhen nga shefat e kuadrit të Ministrisë Jashtme, ku Ilda Dega bënë jo vetëm ligjin, por s’e ka në refene ministrin më të paaftë në historinë e diplomacisë shqiptare Edmond Panaritin. Madje, ky i fundit bënë mirë që të marrë gërshërët dhe për shkak të arsimit të krahasitë pemët e ministrisë dhe të rrisë ndonjë qengj apo kec, se për të tjerat s’e pyet njeri.  Stafi i tij i ngushtë  është kthyer në një grup që shohin filxhanët nga mëngjesi deri pasdite dhe ky i fundit nuk ka se ç’tu bëjë se janë të gjithë të emëruar nga njerëz që më kollaj e  kanë të largojnë Panaritin se sa Ildën dhe zyrtarët e tjerë të  Ministrisë Jashtme.