Panariti: “Korrigjimi” i kufijve administrative bashkiake pranë zgjedhjeve , synon deformim të votës!

442
Sigal

Nga Edmond Panariti

“Salamandrën” e zgjedhjeve me ndryshim të kufijve e kanë zbuluar dhe denoncuar amerikanët që para 200 viteve! Prandaj “korrigjimi” i kufijve administrative bashkiake pranë zgjedhjeve , synon deformim të votës!

Ndryshimi i kufijve bashkiake me VKM dhe pa ligj, sidomos pranë zgjedhjeve, synon “ripaketim” të votuesve brenda dhe jashtë njësisë administrative për të “holluar” dhe neutralizuar efektin e votave të opozitës.

Kjo njihet si një manovër abuzive sidomos në garen në maxhoritar për zgjedhjen e kryetareve të Bashkive! Quhet efekti “salamander” e cila u zbatua në vitin 1812 nga guvernatori Elbridge Gerry për avantazhe elektorale. Në “shkencen” e zgjedhjeve me hile, ky fenomen njihet me termin “Gerrymandering” , shkurtim i epitetit Gerry Salamandra.