Panariti: jo bujqësisë së latifondeve, rrezikohet zbrazja e fshatrave dhe degdisja në emigrim e fermerëve

675
Edmond Panariti: Jemi kundër bujqësisë se latifondeve, do zbrazen fshatrat

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti është shprehur se partia e tij është kundër bujqësisë së latifondeve. Ish-ministri i Bujqësisë Panariti thotë se është kundër idesë që bujqësia të lihet në duart e një grushti landlordësh. “LSI është për konsolidim të tokës dhe fermës me anë të bashkimit dhe bashkëpunimit të fermerëve duke i mbështetur me lehtësim taksash”. Ish-ministri Panariti shkruan: LSI është kundër bujqësisë së latifondeve !! Po qe se zgjerim dhe konsolidim i tokës bujqësore, do të thotë ta lësh bujqësinë në duart e një grushti landlordesh, atëherë ne themi Jo…atëherë ne themi.. Ndal…. Ne jemi kundër! Sepse jemi për konsolidim të tokës dhe fermës, me anë të bashkimit dhe bashkëpunimit të fermerëve zotërues të saj, duke i mbështetur me grante dhe lehtësim taksash.. Në të kundërt, do të zbrazen fshatrat dhe do të degdisen fermerët drejt emigrimit dhe mjerimit.
Sigal