Panariti: INSTAT duhet të ndryshojë metodologjinë për statistikat

535
Ditën e sotme, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka reaguar për raportin e Institutit të Statistikave për bujqësinë. Gjatë një takimi që po zhvillon në Mirditë, ministri Panariti tha se INSTAT duhet të ndryshojë metodologjinë mbi statistikat. Shifrat për bujqësinë sipas Panaritit, në vendin tonë flasin për rritje, duke kundërshtuar kështu raportin e INSTAT. “INSTAT duhet të ndryshojë metodologjinë për statistikat. Bujqësia është në rritje, dhe kjo mund të shihet me një veprim të thjeshtë matematikor. Nuk e di me çfarë aritmetike i nxjerr këto shifra INSTAT, por bujqësisë nuk duhet t’i faturohet dhe sektori pyjeve. Bujqësisë duhet t’i njihet sektori i agro-përpunimit”, tha ministri Panariti.
Sigal