Panariti: Gjoni e Tuci zhvillim bujqësisë së Pukës e Fushë-Arrëzit

64
“Aleanca për Shqipërinë europiane” prezantoi kandidatin e saj në bashkinë Pukë Gjon Gjoni dhe atë të Fushë-Arrëzit Fran Tuci. Prezantimi u bë nga ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i cili në fjalën e tij ndër të tjera theksoi se do të jenë konkrete planet për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në këto zona.”
“Nuk mund të vazhdoj kjo situatë që ujërat e zeza të shkarkohen në rezervuar. Ndërhyrja e parë emergjente që ne do të bëjmë është krijimi i sistemit të ujërave të zeza”- ka vijuar Panariti, duke nënvizuar gjithashtu kthimin në praktikat e mëparshme për kultivimin e perimeve në zonën e Pukës e cila konsiderohet si një zonë me burime të jashtëzakonshme nga të gjithë sektorët e bujqësisë.
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, tha se potenciale të jashtëzakonshme ka edhe sektori i blegtorisë në të cilin deri me tani mungojnë investimet por gjithçka është e mundur të bëhet duke e sjellë atë në trajtën e një premtimi dhe detyre për kandidatin e zgjedhur.
“Bashkia nuk është një ankand dhe kjo është ajo që do të tregoje” -ka theksuar kandidati Gjoni në prezantimin e tij dhe me punë do të mund t’ju a tregoj të gjithëve të kundërtën”, u shpreh ai.
Edhe gjatë prezantimit të Fran Tucit në zonën e Fushë-Arrëzit ministri tha se kjo zonë ka disa avantazhe që lidhen me natyrën, klimën, tokën, të cilat sipas tij janë avantazhe konkurruese dhe krahasuese që duhen kthyer në potenciale të vërteta, në mënyrë që kjo zonë të prodhojë, të arrijë tregjet dhe të ardhura.
“Të gjitha këto sfida ne do t’i bëjmë realitet edhe me Franin në krye të Bashkisë së Fushë-Arrëzit për t’i dhënë transformimin e duhur që e meriton kjo zonë. Prandaj ju bëj thirrje që ta mbështesim Franin, ta mbështesim koalicioni pasi është rruga e duhur që do të sjellë ndryshimin dhe progresin”, tha ndër të tjera ministri i Bujqësisë
Gjithashtu të pranishëm në këto takime kanë qenë edhe Prefekti i Qarkut Shkodër, Paulin Radovani, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Pukë, Sajmira Laçi, kryetari i PS-së Pukë, Marash Kola, si dhe kryetari i FRD-së në Pukë, Astrit Kuqi. Prezantimi i kandidateve vjen ne prag te zgjedhjeve lokale te 21 qershorit ku kjo aleance synon përvetësimin e këtyre dy bashkive të cilat aktualisht janë nën qeverisjen e djathtë.