Panariti: Formalizimi i fermerëve, standard i detyrueshëm

464
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, siguron fermerët për mbështetje të plotë e të vazhdueshme për të kryer me sukses një nga proceset më modernizuese për bujqësinë shqiptare, formalizimin e saj. Nga Korça, ku mori pjesë në panairin e agrobiznesit, . “Fermerët të cilët kanë aplikuar pranë Drejtorive Tatimore në të gjithë vendin për pajisjen me një numër unik (NIPT), nuk do të kenë asnjë pengesë dhe asnjë penalizim në ushtrimin e aktivitetit të tyre deri në daljen e tij”, bëri të ditur Panariti.
Ministri Panariti e ka konsideruar formalizimin si shtegun e vetëm për përfitimin e mbështetjes nga skemat e fondeve të ndryshme. Ai ka deklaruar se, tashmë nga Ministria e Bujqësisë dhe drejtoritë rajonale përkatëse janë përmbushur të gjitha procedurat e nevojshme për fermerët, ndërsa ka hedhur poshtë çdo hipotezë se kjo mund t’i dëmtojë ata.
Më tej, ministri Panariti ka vlerësuar prodhimin vendas, ndërsa e ka konsideruar rajonin juglindor si motorin e drejtimit që duhet ndjekur në gjithë vendin sa i takon larmisë së prodhimeve bujqësore. Gjithashtu, zv/Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Flobens Dilaveri siguroi fermerët se prodhimet bujqësore të sekuestruara i përkisnin subjekteve tregtare të cilat janë kapur në shkelje të ligjit dhe jo fermerëve.
Sigal